Dyshja Itali-Greqi, zbehet si destinacione kryesore
Dikur mbanin dy vendet kryesore ne listen e atyre, me te cilet Shqiperia kryente tregti te jashtme. Por duket se kriza financiare qe po kalojne se fundmi, e ka zbehur disi pozicionin e tyre, edhe pse serish mbajne shifra te larta te eksporteve dhe importeve. Fjala eshte per dy shtetet fqinje te Shqiperise, Italine dhe Greqine, tregtia e jashtme me te cilat duket se po shperndahet pak nga pak edhe mes vendeve te tjera, dikur me pak peshe ne kete aspekt. "Disa nga partneret tane tregtare, me te cilet eksporti dhe importi eshte rritur, jane per eksportin, Austri, Greqi, Gjermani, Kosove, Turqi etj., dhe per importin, Austri, Greqi, Gjermani, Itali, Kosove etj.", - citon saktesisht Instituti i Statistikave ne raportin e tij me te fundit per tregtine e jashtme, gjate muajit maj te ketij viti. I cili rezulton me nje zgjerim te shkembimeve tona tregtare, deri ne Kinen e larget, e cila gjithashtu ka shenuar kete muaj nje shifer te konsiderueshme shkembimesh.
Po importohet me shume nafte, kjo shtoi nivelin e deficitit tregtar
Ne Shqiperi, po importohet gjithmone e me shume nafte dhe nenproduktet e saj. Gje e cila perkon, ne fakt, me shtimin e kerkeses, fale pajisjes se nje numri te shumte qytetaresh me automjete, pas heqjes se doganes se importimit te ketyre te fundit. Nje fakt i tille, ne duke pozitiv per ekonomine, duket se ka shtuar nivelet e deficitit tregtar. Kete e konfirmon edhe INSTAT, sipas te cilit, "importi i mallrave me akcize ka pasur rritje me 22.7%, ku peshen me te madhe te ketyre mallrave te importuara, 77.6%, e zene nenproduktet e naftes". Per te vijuar pas kesaj, me faktin se deficiti tregtar, pra bilanci importe-eksporte, ka shenuar rritje gjate muajit maj 2011, me gjithe trendin ende ne vazhdimesi, te rritjes se eksporteve. E sic e thame, jane importet e naftes ato qe e kane krijuar kete luhatje. "Deficiti tregtar i muajit maj eshte 25.2 milione leke, duke shenuar nje rritje prej 14.8% krahasuar me muajin paraardhes dhe nje ulje prej 15.8% krahasuar me maj 2011", - citon INSTAT-i per kete dukuri.