Doganat e përbashkëta, duhet urgjent kuadri ligjor
12/01/2009 Konfindustria kërkon nga Qeveria marrjen e masave të menjëhershme
Funksionimi i doganave të përbashkëta duhet të rregullohet me ligj. Duke ngritur shqetësimin e saj për gjendjen e sotme të sistemit doganor, një nga grupimet më të rëndësishme të biznesit, Konfindustria i kërkon Qeverisë marrjen e masave të menjëhershme. Kjo në bashkëpunim me qeveritë e Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë. “Të përgatiten ndryshimet e nevojshme në legjislacionin përkatës kombëtar për sistemin doganor në kushtet e doganave të përbashkëta. Të merren masat e nevojshme financiare për investimet e nevojshme fizike të ndërtimit fizik të doganave të përbashkëta së bashku me sistemet e nevojshme teknologjike”, -thekson në njoftimin e tij administratori i përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku.
Kërkesat
Konfindustria kërkoi shfrytëzim me efektivitet maksimal të mundshëm të rrugës Durrës-Morinë, e cila është në ndërtim e sipër. “Është urgjente, që investimet e mëdha të kryera në ndërtimin e rrugës të mos pengohen në rikthimin e tyre në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit nga pengesat subjektive të panevojshme procedurale”, - shprehet Buxhuku. Krijimi i lehtësirave për shkëmbimet tregtare mes vendeve të rajonit do të ishin vetëm njëra anë e medaljes. Një kërkesë kjo që shpesh është artikuluar edhe nga biznesmenët kosovarë. “Konfindustria si masë e rëndësishme strategjike këshillon të veprohet për ndërtimin dhe fillimin sa më të shpejtë të doganave të përbashkëta përgjatë pikave të kufirit tokësor të Shqipërisë me vendet e rajonit duke filluar me Kosovën.. Lehtësimi i procedurave doganore me pasojë të drejtpërdrejtë në rritjen e shkëmbimeve tregtare të ndërsjella është domosdoshmëri sidomos në kushtet e krizës globale ekonomike dhe financiare”, - thekson Buxhuku.
Tregu i hapur
Ana tjetër e medaljes është rekomandimi për krijimin e Tregut të Hapur Shqiptar 7 milionësh dhe rajonal. Nuk është hera e parë që kjo kërkesë është bërë publike për opinionin, ndërsa ideja u hodh gjatë Forumit të krijimit të Tregut të Hapur Shqiptar dhe rajonal në qershor të vitit të kaluar. Ky forum i organizuar nga Konfindustria, sipas Buxhukut, u mbështet plotësisht nga përfaqësuesit e rëndësishëm të Qeverisë shqiptare dhe Qeverisë së Kosovës. “Konfindustria mendon se është e nevojshme, që një qëndrim i tillë bashkëpunues dhe vullneti i shprehur publikisht në forum duhet të shoqërohet me veprime të qarta për tu zbatuar dhe për të mos mbetur vetëm në letër dhe fjalë. Shembull i qartë i vlerës së mënyrës së mësipërme të menaxhimit të përbashkët doganor është përvoja e vendeve të Bashkimit Evropian në historikun e marrëdhënieve ndërmjet tyre”, - thotë Buxhuku. Konfindustria kërkoi gjithashtu zbatimin e marrëveshjeve rajonale CEFTA të Tregtisë së Lirë.
Kërkesat:
Ndryshimet në legjislacionin kombëtar për sistemin doganor në kushtet e doganave të përbashkëta
Masa financiare për investime fizike të ndërtimit të doganave të përbashkëta
Zbatimi i marrëveshjeve rajonale CEFTA të Tregtisë së Lirë
Krijimi i Tregut të Hapur Shqiptar 7 milionësh dhe rajonal