Ardian Fullani kompetenti i fondacionit Besa simotër e Sudes, i cili zhvillon veprimtari kriminale financiare

/>Manovrat e guvernatorit të Bankës për të lejuar aktivitetin spekulativ të George Soros
Në kohën e piramidave në momentin që fondacioni i famshëm i Sudes po falimentonte, njerëzit prisnin në radhë që paratë e tyre ti sillte kompetenti. Kompetenti ishte personi që shpiku Sudja për të sqaruar se kishte dikë mbrapa që e financonte fondacionin e saj. Ndërkohë që, po të vëmë re me vëmendje gjatë këtyre ditëve të megaskandalit të Soros me financat shqiptare edhe këtu na del një kompetent. Deri tani personazhi kompetent që mbështet simotrën e sudes, Besa fondacion, është guvernatori i Bankës, Ardian Fullani, i cili gjatë këtyre viteve ka mbështetur në mënyrë të hapur fondacionin e paligjshëm dhe ilegal Besa. Siç edhe kemi sqaruar gjatë këtyre ditëve, ky fondacion zhvillon veprimtari financiare kriminale duke shkelur ligjin numër 9662 për Bankat, duke kryer krim financiar sipas nenit 90 të këtij ligji i cili thotë se: Ushtrimi i veprimtarisë bankare ose i çdo veprimtarie tjetër financiare, të parashikuar në nenet 4 dhe 54 të këtij ligji, pa licencë të lëshuar nga Banka e Shqipërisë, përbën krim dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Në fakt nuk është i një mendje me këtë ligj kompetenti i fondacionit Besa (Sude), i cili në mënyrë skandaloze ka anashkaluar këtë ligj dhe ka injoruar detyrat që i cakton ligji për të mos të lejuar aktivitetin kriminal të kësaj firme fantazëm dhe të palicencuar. Kompetenti Fullani duke qenë zhongler në fushën e financave, talent që e pasqyroi më së miri në drejtimin e bankës Italo-Shqiptare, e cila jo vetëm që doli disa vite me humbje, por pësoi dhe trauma vetëvrasjesh të krerëve të saj, në mënyrë të qëllimshme ka lejuar këtë fondacion të zhvillojë aktivitet të financiar kriminal. Duke qenë njeriu që ka mbështetur hapur paligjshmërinë e aktiviteti të Besa fondacion, kompetenti i Bankës së Shqipërisë ka krijuar mundësinë që ky fondacion të punojë, të japë kredi dhe të marrë kredi nga të tretë pa u shqetësuar. Kompetenti Fullani ka lënë këtë subjekt të punojë qetësisht duke kryer një mashtrim të vogël ligjor i cili më shumë është vepër trashanike e tij dhe përfaqësuesve juridikë të Soros. Duke qenë se ky fondacion pjesën përbërëse të buxhetit të tij e ka nga paratë që i ka dhënë shteti shqiptar, për të operuar në fushën e mikrokreditit, nuk kishte bazë ligjore të bëjë shndërrimin e saj nga fondacion jofitimprurës në biznes privat, kusht i domosdoshëm për tu licencuar nga Banka e Shqipërisë në bazë të ligjit 9662 neni 126. Në kushtet e reja të krijuar nga ligji i ri i cili hyri në fuqi në 1 qershor të vitit 2007, ky fond nuk mund të shndërrohej në biznes pasi në statutin e tij në nenin 4, është e specifikuar që, ky fondacion është jofitimprurës dhe duke qenë i tillë nuk mund të kalojë në një biznes fitimprurës, pasi është i detyruar të kthejë në origjinë shumën e parave të dhuruar nga shteti shqiptar dhe përfitimeve të rrjedhura prej aktivitetit financiar, për të cilin nuk ka paguar taksa. Duke qenë se George Soros, i cili është futur me një milionë dollarë në këtë fondacion dhe sot ka kryer një xhiro kreditimi prej 228 milionë euro nuk mund të pranonte që kreatura e tij abuzive financiare të shembet, ka futur në lojë kompetentin Fullani, i cili pranoi një kërkesë të bërë nga fondacioni Besa për tu licencuar sipas kushteve të reja të rrjedhura nga ligji numër 9662. Nëpërmjet kësaj kërkese kompetenti Fullani, lau duart me ligjin shqiptar duke e përkufizuar në raportin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mosmarrjen e licencës së Fondacionit Besa si një kërkesë në shqyrtim e sipër. Në raportin e sipërpërmendur thuhet se: Po gjatë këtij viti, u paraqit kërkesa nga fondi Besa për marrjen e licencës si subjekt jobankë, në zbatim të vendimit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr.87, datë 16.11. 2005 Për shfuqizimin e vendimit nr.26, datë 29.03.200 të Këshillit Mbikëqyrës. Nëpërmjet këtij përkufizimi kompetenti, jo i Sudes por i simotrës së saj Besa, kujton se i lau duart me ligjin i cili është shprehur qartë se subjekti nuk mund të ushtrojë asnjëlloj veprimtarie financiare pas datës 1 qershor 2007. Megjithëse ligji i jepte afat fondacionit Besa plot 6 muaj e gjysmë për tu shndërruar në biznes fitimprurës konkretisht SH.A, ky fondacion nuk mori asnjë masë të licencohej duke punuar nga viti 2007 deri në fund të vitit 2008pa licencën përkatëse. Fullani duke deklaruar termin fondi Besa në vend të termit Besa Sh.A, kusht i ligjit ka treguar se është në dijeni të plotë që Besa nuk mund të ushtrojë veprimtari si fondacion por si subjekt tregtar në bazë të ligjit për Shoqëritë tregtare. Ky fondacion është shndërruar në Sh.A në datën 10.07.2008, çka përbën një veprim spekulativ të kompetentit Fullani. Përsa i përket paligjshmërisë reale të Besë, kjo kompani ka pasur detyrë të rilicencohej që në vitin 2005 pas shfuqizimit të vendimit nr 26 datë 29.03.2000. Përsa i përket këtij fakti do të shkruajmë në numrat që vijojnë për të përshkruar realisht informalitetin dhe veprimtarinë kriminale të fondacionit Soros nëpërmjet skemës piramidale Besa e mbështetur nga kompetenti Fullani.
Ja ligjet që ndalojnë aktivitetin dhe penalizojnë fondacionin Besa
LIGJI Nr. 9662, datë 18.12.2006 PËR BANKAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Neni 6
Ndalimet në ushtrimin e veprimtarisë bankare
1. Asnjë subjekt, përveç atyre të parashikuar në nenin 5 të këtij ligji, nuk lejohet të ushtrojë veprimtari bankare në Republikën e Shqipërisë.
2. Asnjë subjekt nuk lejohet të ushtrojë veprimtari bankare në territorin e Republikës së Shqipërisë pa licencë të lëshuar nga Banka e Shqipërisë.
3. Asnjë subjekt i licencuar nga Banka e Shqipërisë nuk mund të ushtrojë veprimtari bankare jashtë atyre të përcaktuara në aneksin e licencës.
4. Asnjë subjekt nuk mund të përdorë fjalën bankë ose fjalë të prejardhura prej saj në ushtrimin e veprimtarisë tregtare ose në veprime promocionale, pa licencë të lëshuar nga Banka e Shqipërisë. Përjashtim bëjnë rastet kur parashikohet ndryshe në ligj ose në marrëveshjet ndërkombëtare apo kur bëhet e qartë nga përmbajtja se fjala bankë ose fjalë të prejardhura prej saj nuk kanë lidhje me veprimtarinë bankare.
5. Asnjë subjekt, emri i të cilit lidhet me fjalën bankë dhe fjalë të prejardhura prej saj, i cili nuk ka marrë miratimin paraprak të Bankës së Shqipërisë.
Neni 54
Veprimtaritë bankare dhe financiare
2. Veprimtari financiare konsiderohen:
a) të gjitha format e kredidhënies, duke përfshirë edhe kredinë konsumatore e kredinë hipotekore;
b) factoring-un dhe financimin e transaksioneve tregtare; c) qiranë financiare;
ç) të gjitha shërbimet e pagesave dhe të transferimit të parave, duke përfshirë kartat e kreditit dhe të debitit, çeqet e udhëtarit, çeqet bankare dhe kartat e pagesës;
d) ofrimin e garancive dhe marrjen e angazhimeve;
dh) tregtimin për llogari të saj ose për llogari të klientëve, qoftë dhe në një këmbim valutor, në një treg të vetorganizuar (OTC) ose ndryshe, si më poshtë:
i) instrumente të tregut të parasë (çeqe, dëftesa, çertifikata të depozitave etj.),
ii) këmbim valutor,
iii) produkte derivative (instrumente derivative), duke përfshirë, midis të tjerave, kontrata të së ardhmes (futures) dhe kontrata me opsione (options),
iv) instrumente të këmbimeve valutore dhe instrumente për vlerësimin e normës së interesit, duke përfshirë këtu produkte të tilla, si marrëveshje sëap dhe marrëveshje që përcaktojnë vlerën e interesit në të ardhmen, v) letra me vlerë të transferueshme, vi) instrumente të tjera të negociueshme dhe aktive financiare, duke përfshirë veprimet me arin, vii) pjesëmarrjen në emetimin e të gjitha llojeve të letrave me vlerë, duke përfshirë nënshkrimin dhe vendosjen si agjent (si publik, ashtu edhe privat) dhe kryerjen e shërbimeve lidhur me këto emetime;
e) ndërmjetësimin për transaksionet monetare të mëposhtme:
i) administrimin e aktiveve të tilla, si administrimi i parave dhe i portofolit, administrimi i fondeve, marrja në kujdestari, shërbimet depozituese dhe t