Doganat kosovare: Durrës-Kukës, përgatitje për fluksin e punës
Doganat e Kosovës tanimë kanë filluar të mendojnë për pritjen e fluksit të madh të mallrave të ndryshme, të cilat do të kalojnë transit në Kosovë, pas funksionalizimit të autostradës Durrës-Kukës-Merdare. Aktualisht rruga shtrihet deri në Morinë, pjesa e Shqipërisë, ndërsa palës kosovare i takon të ndërtojë aksin që përfundon në Merdare, zona veriore e vendit, gati në kufi me Serbinë. Drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, thotë se me hapjen e autostradës, që Shqipëria e ka paralajmëruar se do ta bëjë në muajin qershor të këtij viti, do të jetë një punë shtesë për oficerët doganorë. "Me funksionalizimin e autostradës, territori i Kosovës do të jetë transit i shumë mallrave nga vendet e treta, posaçërisht nga Lindja, si Bullgaria, Rumania dhe pjesë të tjera të Azisë, siç është Turqia, pasi do të jetë rruga më e shkurtër për të dalë në detin Adriatik", thotë Huruglica. Ai thotë se, fillimisht, doganat e Kosovës parashohin rritjen e stafit dhe zgjerimin e terminalit, që të mund të akomodohet i gjithë ai volum i punës. Huruglica thekson se doganat kanë kapacitet dhe do të tregohen të përgatitura që të kalojnë këtë sfidë pa ndonjë problem.
"Kjo do të jetë një sfidë për doganat e Kosovës dhe për Kosovën në përgjithësi. Ne do t‘i përgjigjemi në mënyrën më të mirë të duhur këtij fluksi dhe gjithashtu do të bëhet një kontroll i duhur që të lehtësojmë atë qarkullim", pohon Huruglica.
Ndërkohë, eksperti kosovar për çështje ekonomike, Agim Shahini, thotë se funksionalizimi i autostradës Durrës-Kukës-Merdare nuk fut në funksion vetëm këto dy vende, por të gjithë rajonin.
Prandaj, ai sugjeron që të rritet efikasiteti i shërbimeve të doganës në pikat kufitare qoftë të Kosovës apo ato të Shqipërisë. "Kjo rrugë ia shton rëndësinë Kosovës dhe Shqipërisë dhe është një mundësi e mirë e mallrave transit, që Kosova mund të përfitojë një shumë të madhe të GDP-së në nivel vjetor", vlerëson Shahini.
Megjithatë, Shahini thekson nevojën e marrjes së masave nga doganat e Kosovës. "Dogana dhe policia duhet të jenë më të koordinuara. Mallrat që do të vijnë në detin Adriatik dhe do të shpërndahen në tërë këto shtete, mund të jenë mallra të ndryshme që nuk kanë kaluar ndonjëherë transit nëpër Kosovë", thotë Shahini. Ndryshe, autostrada Durrës-Kukës- Merdare është projekt rrugor shqiptar në ndërtim e sipër, i cili planifikohet të përfundojë në qershor të këtij viti. Kjo autostradë do të lidhë Durrësin me pikën kufitare me Kosovën në Morinë. Autostrada planifikon të afrojë Kosovën me Shqipërinë dhe bregdetin e Adriatikut, duke u lidhur me një projekt të ngjashëm në Kosovë, autostradën Merdare-Vërmicë.