E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodafone Fan Club, dhurata për çdo gol të Kombëtares

Nën ethet e përballjes së ardhshme për Eliminatoret e
Botërorit 2010, Shqipëri vs. Portugali, të datës 6 qershor,
Vodafone Albania, Sponsor Zyrtar i Skuadrës Kombëtare të
Futbollit organizon Fan Club. I hapur përpara pak kohësh, me
ndeshjen Shqipëri vs. Hungari, me një skenë gjigante në një
nga shëtitoret më popullore të kryeqytetit, tashmë Fan Club
vjen edhe në telefonin e fansave të Kombëtares Shqiptare.
Duke fi lluar nga data 21 maj 2009, të gjithë abonentët me
parapagesë mund të bëhen anëtarë të Fan Club duke dërguar
një SMS në numrin 15 119. Ky mesazh kushton vetëm
20 lekë dhe do t‘iu bëjë menjëherë anëtarë të Fan Club-it
duke ju dhënë edhe më shumë surpriza.
Për çdo gol të shënuar nga Kombëtarja jonë në çdo ndeshje
të vlefshme për Eliminatoret e Botërorit 2010, të gjithë
anëtarët e regjistruar të Fan Club do të përfi tojnë automatikisht
100 lekë dhuratë në llogarinë e tyre telefonike. Por
surprizat nuk mbarojnë me kaq. Anëtarët e "Kombëtarja
Fan Club" do të kenë mundësi të fi tojnë një nga 3000 biletat
që do të ofrohen në shorteun e përditshëm, duke nisur nga
data 25 maj deri në shorteun e fundit të datës 4 qershor.
Gjatë këtyre 11 ditëve do të përzgjidhen 270 fi tues çdo ditë
dhe 300 të tjerë ditën e fundit të shorteut.
Të gjithë përdoruesit, të cilët do të jenë anëtarë të "Kombëtarja
Fan Club" dhe që kanë kryer një rimbushje prej
1000 lekësh në 24 orët e fundit të çdo dite të shorteut, do
të jenë automatikisht pjesë e këtij shorteu. Duke kryer më
shumë se një rimbushje, anëtarët do të kenë mundësi t‘i
rrisin shanset e tyre për të fi tuar. Anëtarët e përzgjedhur
mund të fi tojnë vetëm një herë në këtë shorte, duke u dhënë
kështu mundësi sa më shumë fansave të Kombëtares për
të ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri - Portugali. Fituesit e
shorteut do të njoftohen menjëherë përmes një SMS-je se
ku mund ta tërheqin biletën e tyre. Vodafone Albania është
Sponsor Zyrtar i Skuadrës Kombëtare të Futbollit prej dy
sezonesh. Për t‘i sjellë edhe më pranë tifozët kuq e zi me
skuadrën e tyre të zemrës, tani të gjithë mund të bëhen
"pjesë" e Kombëtares, duke shijuar "live" emocionet aq të
dëshiruara të fi tores.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›