E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela 3 asiste, Kotbuzi në „play-out‰

Nëse Energi Kotbuz shpreson ende të qëndrojë në Bundesligë,
meritë të padiskutueshme për këtë ka shqiptari Ervin Skela, i cili
u shpall edhe njeriu i ndeshjes ndaj Bajern Leverkusenit, ku vlonjati
bëri atë që di të bëjë më mirë, "playmaker", duke u bërë përgatitësi i
të tri golave të fi tores 3-0. Tre asistet decizive për tri golat brenda 19
minutave mbajnë fi rmën e tij: 50‘ për golin e Julas; 64‘ për Riviç; 79‘
sërish për Julan 3-0. Në minutën e 90 Skela humbet një 11-metërsh,
por gjithsej skuadra e tij kishte siguruar ndeshjen "play-out" kundër
Nurembergut ose Mainzit. Ndërsa Volsfburgu u shpall dje kampioni
i Gjermanisë, me 2 pikë më shumë se Bajerni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›