Bardheblutë, në "qiellin e shtatë"
Pas dy sezonesh pa trofe dhe 33 javë vuajtjesh në edicionin 2008-2009, Tirana më në fund feston. Me fitoren në ndeshjen direkte kundër Vllaznisë, që solli triumfin në kampionat, flasin të gjithë protagonistët bardheblu.
Refik Halili: "Ky ishte një titull i fituar me shumë sakrifica falë bashkëpunimit të të gjithëve. Dua të falënderoj edhe dy trajnerët e tjerë, Slishkoviç dhe Kola, të cilët kanë dhënë shumë për këtë ekip. Për të arritur deri këtu na u desh shumë punë. Ky titull i justifikon të gjitha përpjekjet dhe shpenzimet që kemi bërë gjatë këtij sezoni. I kam falur të gjithë ata, që më dashje apo ndoshta pa dashje, na kanë prishur punë. Unë nuk do të shkëputem kurrë nga Tirana. Edhe nëse nuk do ta kishim fituar titullin, do të vazhdoja të isha pranë skuadrës. Falënderoj tifozerinë tiranase që na ka ndjekur kudo, futbollistët e mi, të gjithë mbështetësit tanë dhe them: Tirana, Tirana dhe vetëm Tirana!".
Alban Tafaj: "Ky është ekipi tek i cili kam besuar që në fillim se kishte potencialin për të fituar titullin kampion. Trofeu u fitua falë kontributit të të gjithëve. Titullin ua dedikoj tifozëve. Meritë të jashtëzakonshme kanë dy trajnerët para meje, Slishkoviç e Kola. E ardhmja si trajner? Karriera e trajnerit është e bukur dhe e mirë për këdo, por do të bisedoj me presidentin dhe do të mendohem".
Devi Muka: "Mendoj se ka qenë një nga kampionatet më të vështirë. E kemi merituar titullin, ia kemi arritur qëllimit. Goli i shpejtë kundër Vllaznisë? Me këtë fanellë kam kaluar situata nga më të ndryshmet. Nuk është hera e parë që luaja ndeshje kaq të rëndësishme. Kam vuajtur shumë gjatë këtij sezoni, nga dëmtimi dhe nga problemet me shumë njerëz. Dua të falënderoj të gjithë djemtë dhe tifozët. Dua të falënderoj edhe trajnerin Agustin Kola që ka dhënë një ndihmëse të madhe, sepse ai është pjesa e ekipit".
Bledar Devolli: "Kjo është dita më e bukur e jetës sime. Pas shumë përpjekjesh arrita të fitoja titullin e parë. E merituam triumfin në këtë sezon, edhe falë mbështetjes së donatorit Halili".
Blendi Nallbani: "Ishte një sezon me shumë polemika, shumë i përfolur. Akuza për shitje ndeshjesh, pas humbjes së Kupës, por ju them vetëm një gjë: Tata e shet Tiranën vetëm kur të shesë familjen e vet. Është titulli i tetë për mua dhe mund të them se ishte më i vështiri. Ia dedikoj familjes dhe tifozëve".
Ansi Agolli: "Për mua është një nga titujt më të bukur, edhe pse kam shumë. Kemi luftuar gjithë vitin për të arritur këtë trofe. Jam shumë i gëzuar. Shpresoj të luaj edhe vitin e ardhshëm me skuadrën e Tiranës, një ambient i mrekullueshëm. Si gjithmonë ka triumfuar grupi bardheblu, lojtarët, fakti që jemi një skuadër e bashkuar dhe ndihma e madhe financiare e donatorit Halili".
Andi Lila: "E kisha thënë me plot bindje, e dija që Tirana do të shpallej kampione dhe i kishte mundësitë të fitonte edhe Kupën e Shqipërisë. I falënderoj të gjithë. Kjo është një ditë e shënuar për ne".