Mihallaq Andrea, pas muzikës kërkon suksesin edhe në prozë
Në një studio të improvizuar
në apartamentin e tij, lyer
në të kuq si vetë ngjyra e
dashurisë së cilës i ka kënduar
prej një jete, këngëtari i serenatave,
Mihallaq Andrea, vazhdon të punojë e t‘i
kushtohet muzikës. Nuk e ka mposhtur
fati i keq, e ashtu i ulur në karrigen me
rrota punon, duke kërkuar mes notave
e vargjeve. Dashurinë ai e gjen ngado.
"Kantautori i dashurisë", një nga zërat
më të veçantë të serenatës korçare, nuk
është tërhequr prej krijimtarisë, madje
po bën më shumë akoma. Përveç muzikës,
ditët e tij i kushtohen edhe një
romani që është ende në përgatitje e
sipër. I ndarë në tri pjesë, në dukje sikur
asnjëra nuk ka të bëjë me tjetrën, ai rrëfen
se në të vërtetë janë pjesë e së tërës,
e të njëjtës filozofi që e përshkon nga
fillimi në fund. Me nota thellësisht autobiografike,
romani pritet që së shpejti të
shohë dritën e botimit e të jetë në duart
e lexuesit. Por muzika, ajo sigurisht
mbetet e para, dashuria e madhe që ka
pushtuar zemrën e tij. Tingujt e kitarës
e kanë shoqëruar ngaherë. Në familjen
e tij, të gjithë kanë ditur t‘i bien kitarës
e mandolinës, madje edhe të këndojnë
bukur. Sot, Mihallaq Andrea është një
prej kantautorëve më të suksesshëm
të serenatës korçare. E kujton mirë se
kur ka kompozuar për të parën herë.
Ishte 14 vjeç. Që nga ajo kohë, bashkë
me talentin e trashëguar ka rendur pas
muzikës, pasionit të tij të madh. I lidhur
me kitarën deri në kufijtë e një miqësie
të vërtetë, thotë se tani, pas 60 vitesh
jetë, ajo është mikesha e tij më e mirë.
Në gëzime, hidhërime, a në dilema jete,
tingujt e saj e kanë përherë përgjigjen e
duhur. "Këshillat" nëpërmjet tingujve
nuk mungojnë asnjëherë. Kur telat e saj
tingëllojnë, ngjajnë sikur flasin, sikur
kthejnë përgjigjen e atyre që ai dëshiron
të dëgjojë. Mes shumë krijimeve në muzikë,
nuk mund të mos i thurte një këngë
edhe kitarës: "Kur të vdes o njerëz/kokën
ngrini lart/do shihni kitarën/ vetë Zoti
në prehër do ta mbajë"... Kurrë nuk është
ndarë prej saj. Edhe kur i ri, nisi të këndojë
në estradën profesioniste të qytetit,
atëherë kur krijonte muzikë të lehtë që
rinia e pëlqente shumë, kur nisi të njihej
e të respektohej prej personaliteteve
të rëndësishme të muzikës, deri kur...
me Festivalin e 11-të, me famëkeqin
Plenumin IV, me persekutimet në art
e muzikë edhe Mihallaq Andrea nuk u
shpëtoi gjykimeve e goditjeve të kohës.
Nuk e lejuan më të këndojë në estradën
profesioniste, e larguan nga Lidhja e
Shkrimtarëve dhe Artistëve, i ndaluan
përfundimisht krijimtarinë artistike.
"Mendoni sa e tmerrshme ka qenë për
mua. Isha rritur me muzikën, me këngën
dhe kur fillova të krijoj personalitetin
tim më ndaluan gjithçka. Përse? Sepse
kisha krijuar dhe kënduar për njerëzit,
u kisha dhënë atyre një pjesë të shpirtit
tim, derdhur te këngët e mia", shprehet
ai. Kur kthen kokën pas, i duket e vështirë
se si i ka përballuar goditjet e vitit
1974. Serenatat dhe dashuria, ndoshta
ia patën bërë më të fortë zemrën. Pas
vuajtjeve, në muajin prill të vitit 1990,
kujton se jeta i kishte rezervuar momente
të bukura. "Nga Drejtoria e Teatrit dhe
Estradës Profesioniste, në bashkëpunim
me aktorët Zamira Kita dhe Vaskë Çeçe
e ftojnë të realizojë një koncert recital
me këngë nga krijimtaria e tij. Nën
regjinë e mikut të shtrenjtë, të ndjerit
Aleko Prodani, për dy javë salla e teatrit
u tejmbush. E kuptoi se njerëzit nuk e
kishin harruar. "Kam krijuar shumë e
shumë këngë. Ndihem i kënaqur dhe i
vlerësuar kur dëgjoj që serenatat e mia
këndohen nga të gjithë, pavarësisht
zonave e krahinave ku jetojnë. Kam
dëgjuar të këndohen kudo ku ka shqiptarë.
Para disa vitesh, kam qenë i ftuar
në Amerikë nga Qendra Ndërkombëtare
e Biografive në kongresin e saj të 27-të
(është anëtar i saj prej vitit 1999). Aty
dhashë koncert dhe pashë se si salla
këndonte krijimet e mia së bashku
me mua. Ishin jo emigrantë të shkuar
rishtas, por edhe shqiptaro-amerikanë
që kishin lindur aty", thotë Mihallaqi.
Por ai nuk jeton vetëm mes kujtimesh.
Ka nisur edhe një herë të angazhohet
e të shfaqet në ekran, të krijojë këngë
e të thurë vargje. Puna sistematike i fal
ngrohtësi dhe i jep kurojë të mos ndalet
asnjëherë. Kur bëhet fjalë për serenatën,
çështja është përherë serioze. Këngëtari
tregon se në vitin 1999 ka marrë iniciativën,
i shtyrë nga dashuria për këtë këngë
shpirtërore dhe i ftoi të gjithë krijuesit
dhe këngëtarët më në zë të serenatës
korçare për të krijuar shoqatën kulturore
"Serenata korçare". Këtë vit, festohet
dhjetëvjetori i krijimit të saj. "Më vjen
mirë që edhe rinia e pëlqen, e këndon
dhe e ndjek serenatën edhe nëpërmjet
shoqatës. Ajo zbut shpirtin rinor, që në
këtë kohë është mjaft i trazuar", thotë
Mihallaq Andrea. Por nuk ndalet me kaq.
Këngë të reja do të ketë akoma, ashtu si
edhe të vjetrat ndoshta do të vijnë me
një orkestrim rinor pa e dëmtuar ëmbëlsinë
e melodisë së vjetër. Por ka edhe një
album të ri, për të cilin është i angazhuar
tërësisht. Muza mbetet dashuria; është
ajo frymëzimi i krijuesit.