E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doganat, pala greke në grevë 48-orëshe

Doganierët grekë kanë paralajmëruar për një grevë 48-orëshe, çka do ta bëjë të pamundur kalimin e udhëtarëve në pikat doganore.

Sipas palës greke, greva nis të martën në orën 07:00 të mëngjesit të së martës dhe përfundon në të njëjtën orë të ditës së enjte.

Gjatë kësaj kohe, në pikat doganore në kufi me Greqinë mund të kalojnë vetëm këmbësorët, pasi përpunimi i dokumentacionit të shtetasve që udhëtojnë me automjete nuk do të bëhet. / E. Bani

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›