E Diel, 1 Nëntor 2026

“Opozita po bllokon integrimin, të votojë ligjet në Kuvend”

26-09-2011 / Gazeta 55

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka bërë thirrje opozitës të votojë ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar në Parlament pasi bllokimi i reformave do përkthehej në vlerësim negativ për integrimin evropian të vendit.
Në një konferencë për shtyp nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili u shpreh se bllokimi i këtij procesi do të ishte i pafalshëm dhe pasojat do të bien mbi shqiptarët të cilët më shumë se çdo komb tjetër e duan integrimin.
“Pakti kombëtar për integrimin nuk mund të jetë në asnjë rast një mundësi për realizimin e interesave të ngushta partiake, për vendosjen e kushteve të njëanshme, nuk mund të jetë mundësi për realizimin e interesave të ngushta të individëve apo për kontrollin e njëanshëm politik të institucioneve. Nuk mund të jetë gjithashtu edhe mundësia e zëvendësimit të veprimtarisë kushtetuese dhe shtetit ligjor, me marrëveshje politike që dalin mbi to dhe që synojnë realizimin e shtetit të partisë në vend të shtetit ligjor, të drejtë, të barabartë për të gjithë shtetasit pavarësisht preferencave politike apo ideologjike të tyre. Pakti kombëtar i propozuar nga LSI-ja ka qenë dhe mbetet një zgjidhje parimore dhe gjithëpërfshirëse. Ky pakt vazhdon të jetë zgjidhje politike që interesat e shqiptarëve i vë të parat”, u shpreh Vasili, duke shtuar se ky pakt është mundësia e vetme që dialogu të udhëheqë procesin politik në Shqipëri.
Duke iu referuar deklaratave të kreut të PS-së Edi Rama, Vasili theksoi se pakti kombëtar nuk duhet të përdoret si kushte të njëanshme apo për interesat e ngushta të individëve të ndryshëm.
“Nuk ka minuta për tu humbur. I bëjmë thirrje opozitës të mbështesë paktin kombëtar, të japë mbështetjen e saj në parlament duke miratuar ligjet që janë lidhur ngushtë me përmbushjen e 12 kritereve të Bashkimit Europian”, u shpreh ndër të tjera nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
Partia Socialiste ka paralajmëruar kushtëzimin e votës së saj në Kuvend me 10 pikat që i janë drejtuar mazhorancës, të cilat në vetvete synojnë zvarritjen e procesit të reformave dhe të nxisin konfliktin politik në vend. Edhe pse gjithçka është në funksion të bllokimit të integrimit të Shqipërisë, Edi Rama s’di nga t’ia mbajë kur thotë se “përpjekjet tona janë për përsosmërinë e ligjeve të shtetit, por ‘fatkeqësisht’ kjo alibi s’qëndron, pasi për hartimin e ligjeve ka pasur asistencë nga ana e komunitetit ndërkombëtar.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›