E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ merr sot vendimin

26-09-2011 / Gazeta 55

Asgjësimi i fletëve të votimit të 8 majit

Shqyrtohet sot projektvendimi “Për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore, të përdorura për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 08 Maj 2011” nismë e cila synon asgjësimin e fletëve

Ndryshe nga zgjedhjet e 28 qershorit të vitit 2009, votat e 8 majit ku shqiptarët votuan për të zgjedhur drejtuesit vendorë, do t’i nënshtrohen së shpejti asgjësimit të tyre.
Sipas njoftimit zyrtar, KQZ do shqyrtojë sot projektvendimin “Për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore, të përdorura për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 08 Maj 2011” nismë e cila synon asgjësimin e fletëve të votimit. Opozita e përfaqësuar në komision me 3 vota, pritet t’a kundërshtojë vendimin dhe ai pritet të miratohet vetëm më katër votat e mazhorancës.
Procesi i djegies së votave do të kushtojë 1 milion e 800 mijë lekë, shumë kjo ë vënë në dispozicion nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Procesi do të zgjasë 60 ditë. Fondi do të destinohet për lëndën djegëse dhe pagat e punonjësve që do të zbrazin kutitë.
Por ndryshe nga fletët e votimit të 28 qershorit 2009, që mbajtën peng politikën shqiptare përreth dy vjet, kësaj here fletët e votimit do të digjen shumë shpejt. Partia Socialiste e kundërshton këtë vendim edhe shkak se ajo ka depozituar pak muaj më parë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë një kallëzim penal për kryetarin e KQZ-së, Arben Ristani dhe tre anëtarët Klement Zguri, Vera Shtjefni dhe Hysen Osmani, dhe pikërisht fletët e votimit të 8 majit konsiderohen si provë e pakundërshtueshme fajësisë së tyre për marrjen e vendimeve në kundërshtim me ligjin sidomos për sa i përket procesit zgjedhor në 8 maj.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›