Komisioni i ekonomisë miraton marrëveshjen për digat

Edhe pse ka dhënë ok për marrëveshjen e sigurisë së digave opozita ka ngritur shqetësimin e rritjes se nivelit të kredimarrjes në vend.
Në komisionin e ekonomisë dhe të financave u miratua me konsensus marrëveshja për sigurinë e digave e cila kapte shumën 15.5 milion euro.
Zv.ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës Neritan Alibali u shpreh se me këtë investim do të shmangen katastrofat natyrore dhe do rritet prodhimi i energjisë elektrike.
Komisioni i ekonomisë miratoi me shumicë votash edhe marrëveshjen për financimin e rrugës Tiranë-Elbasan që kapte shumën e 20.4 milion USD.Zv.ministri i Transporteve Ernest Noka u shpreh se në fund të këtij viti tuneli do të vihet në shfrytëzim.
Sipas përfaqësuesve të ministrisë së Financave marrja e kredive kostot e kredive të marra janë mjaft të favorshme dhe me interesa të ulta.