Doganat, serish humbje ne zhdoganimet e cigareve dhe alkoolikeve
DPD-ja fsheh shifrat per zhdoganimin e cigareve dhe te nje sere mallrash te akcizes. Plani i rishikuar i te ardhurave ne 11-mujor u realizua ne masen 102 per qind
Ervin Koçi
Administrata Doganore realizoi planin e rishikuar te te ardhurave si 11-mujor ne masen 102 per qind, duke arketuar ne buxhetin e shtetit 84 miliard e 169 milion leke. Por ajo qe te bie ne sy ne kete plan eshte fshehja qe DPD-e i ben sasise se zhdoganimit te cigareve nga ku administrata doganore ka dale per te disatin muaj resht5 me humbje per shkak te kontrabandes se larte. Njekohesisht nje nivel te ulet per dy muajt e fundit te vitit ka shenuar edhe zhdoganimi i pijeve alkoolike dhe i kafese, te gjitha keto mallra akcize. Megjithate administrata doganore i eshte gezuar shifrave te paraqitura nga ajo vete, ku per kete periudhe rritjen me te mire te nivelit te zhdoganimeve e kane pasur vetem hidrokarburet, me referencen dhe sasine e arketimit te te cilave DPD-e ka mbuluar dhe humbjet e tjera. Sipas te dhenave te DPD-se, gjate muajve janar-nentor 2007 u arketuan ne buxhetin e shtetit 1 miliard e 584 milion leke, me shume se plani, pra nje sasi prej 12 miliard e 116 milion leke me shume, se realizimi i se njejtes periudhe te nje viti me pare, me nje rritje prej 17 per qind.
Mallrat e akcizes
Zhdoganimet e mallrave te akcizes u rriten gjate 11 mujorit te ketij viti, bene te ditur Drejtoria e Pergjithshme e Doganave. Sipas te dhenave te DPD-se, gjate periudhes janar-nentor 2007, jane zhdoganuar 374,827 ton karburante, nga 313,522 ton karburante te zhdoganuara ne te njejten periudhe te vitit 2006, me nje rritje prej 61,350 ton karburante, ose 20 per qind me shume. Gjate kesaj periudhe jane zhdoganuar 27.264.000 litra birre, nga 20.550.000 litra birre te zhdoganuara ne te njejten periudhe te vitit 2006, me nje rritje prej 6.741.000 litra ose 33 per qind me shume. Jane zhdoganuar gjithashtu edhe 5.750 tone kafe, nga 5.444 tone ne te njejten periudhe te vitit 2006, pra me nje rritje prej 306 tone, ose 6 per qind me shume.
Eksportet
Gjate periudhes janar-nentor te vitit 2007 eksportet e mallrave te zhdoganuara pesuan nje rritje prej 79 per qind, bene te ditur burimet zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Doganave. Sipas te dhenave me te fundit te publikuara, eksportet gjate periudhes janar-nentor 2007 shenuan nje rritje prej 79 per qind te volumit ne total te eksporteve shqiptare e shprehur ne sasi. Gjate periudhes janar-nentor 2007 eshte realizuar nje volum mallrash prej rreth 1.556.088 tone krahasuar me 870.773 tone mallra qe jane eksportuar ne periudhen janar-nentor 2006. Ndersa si vlere te eksporteve gjate periudhes janar-nentor 2007 eshte realizuar nje volum ne vleren prej 95.657 milione leke, me nje rritje prej 29 per qind me shume krahasuar me periudhen janar-shtator 2006, ku u realizua nje vlere prej 73.987 milione leke mallra te eksportuara.
Importet
Gjate periudhes janar-nentor te vitit 2007, importet e mallrave te zhdoganuara pesuan nje rritje prej 28.9 per qind. Sipas te dhenave me te fundit te publikuara nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, volumi i importeve gjate 11 muajve te ketij viti vleresohet ne 353.964 milione leke, nga 274.560 milione leke te realizuara ne te njejten periudhe te vitit 2006, me nje rritje prej 79.849 milion leke, ose 28.9 per qind me shume se e njejta periudhe e vitit 2006.
13 Dhjetor 2007