E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogaçi: “Ish-ushtarakeve u duhet nje ligj qe te mos i diferencojne”

Neser, miting i madh ne sheshin “Skenderbej”. Ish-ushtaraket pritet te mbeshtesin edhe protesten e opozites me 21 dhjetor
Jonida Tashi

Ish-ushtaraket kane paralajmeruar dje qeverine se ne daten 14 dhjetor do te nisin protesta te vazhdueshme deri ne zgjidhjen e kerkesave te tyre. Ne nje konference per shtyp te organizuar ne ambientet e levizjes “Mjaft!”, ata paralajmeruan se nese nuk plotesohen kerkesat e tyre, do te mbeshtesin çdo lloj proteste kunder qeverise per problemet e mungeses se energjise elektrike, ujit, luftes kunder korrupsionit, informalitetit ne ekonomi, nepotizmit, trafiqeve ilegale, varferise ne rritje etj. Shoqata e Ushtarakeve ne Rezerve i ka kerkuar qeverise qe te nxjerre nje ligj te ri, perpara te cilit ushtaraket te jene te gjithe te barabarte ose te padiferencuar.
Kerkesa
Kreu i Shoqates Kombetare te Ushtarakeve ne Rezerve, Mehdi Pogaçi, ka kerkuar nga qeveria respektimin e vendimit te formes se prere te Gjykates Kushtetuese per trajtimin me pension te mijera ushtarakeve sipas gradave qe secili ka pasur ne ushtri. “Kerkesat tona jane sa ligjore, aq edhe morale, prandaj, nese kjo mungese vullneti do te vazhdoje, duke filluar nga data 14 dhjetor 2007 e ne vazhdim, ne do te dalim ne protesta te vazhdueshme deri ne plotesimin e kerkesave tona, domethene deri ne miratimin dhe zbatimin e ligjit, sipas vendimit te Gjykates Kushtetuese”, - tha gjate kesaj konference ish-kolonel Mehdi Pogaçi.
Fatura
Fatura financiare e kesaj kerkese eshte afersisht rreth 1 miliard e 87 milione leke ne vit. Perfaqesues te kesaj shoqate sqaruan se kostoja financiare e kesaj kerkese eshte mese e perballueshme, qofte edhe sikur te perdoren fitimet qe ushtria ka siguruar nga shitja e ligjshme e armatimeve. Sipas tyre, buxheti i shtetit e mbart kete fature. Disa mijera ish-ushtarake marrin vetem nje pension minimal prej 10 mije lekesh ne muaj. Sipas Mehdi Pogaçit, megjithese flitet shume per rrogat e ushtarakeve, po te shikosh tabelat e pagave, ata paguhen jo vetem me pak se koleget e tyre te Policise, Sherbimeve Informative, Gardes, por edhe me pak se bashkemoshataret e tyre civile, qe punojne ne ministrite apo drejtorite e ndryshme ne funksione korresponduese, perfshi edhe ne Ministrine e Mbrojtjes.
Vendimi
Pogaçi ka bere te ditur se megjithese kane kaluar 10 muaj mbas shpalljes se vendimit nga Gjykata Kushtetuese (vendim qe kerkon trajtimin e secilit sipas merites dhe grades qe ka pasur), ende nuk eshte bere asgje per miratimin e projektligjit, ne zbatim te ketij vendimi. “Deri ne keto momente, projektligji akoma nuk ka shkuar ne qeveri. Thuhet se po ripunohet, sipas verejtjeve te bera ne mbledhjen e qeverise te dates 30 tetor 2007, ku projekti u rrezua. Deri tani nuk ka asnje lloj verejtje nga ajo mbledhje, perveçse informacionit te gabuar e dashakeq qe u dha se ushtaraket nuk do te marrin pension suplementar prej 60 mije lekesh te rinj”, - pohoi kreu ish-ushtarakeve. Megjithese per kete problem qe ne muajin maj 2005 jane miratuar dy ligje nga Parlamenti dhe eshte ne fuqi nje vendim i formes se prere te Gjykates Kushtetuese, ushtaraket e te gjitha kategorive vazhdojne te diskriminohen duke u trajtuar me ligje tashme te shfuqizuara.
Qendrimet
Mehdi Pogaçi ka bere te ditur se organizatat nderkombetare i kane perkrahur ish-ushtaraket si dhe i kane rekomanduar qe te mos heqin dore nga keto protesta, sepse jane te ligjshme. I pyetur nga gazetaret per qendrimin qe kane mbajtur deputetet ish-ushtarake ne Parlament per kete çeshtje, Pogaçi eshte pergjigjur: “Eshte fat qe ne Parlamentin tone ka disa ish-ushtarake qe tani jane deputete. Por fatkeqesia eshte se ata jane te shperndare ne parti te ndryshme politike dhe jane te detyruar te mbrojne politiken e partise ku ata bejne pjese”. Sipas tij, keta deputet kane nje qendrim mbeshtetes te fshehur per kete problem.
Zedhenesi i Shoqates se Ushtarakeve, Shkelqim Beu, eshte shprehur se prej muajsh, per shkak te qendrimit refraktar te qeverise ndaj problemeve te ushtarakeve dhe mosmiratimit te projektit ne zbatim te vendimit te formes se prere te Gjykates Kushtetuese, jo vetem pensionet e ushtarakeve nuk jane rritur, por jane penalizuar edhe ata ushtarake qe kane dale kohet e fundit ne lirim dhe vazhdojne te dalin. Sipas tij, kjo ka bere qe sigurimet shoqerore te vazhdojne t’u vjedhin ushtarakeve pensionet e tyre te plota e suplementare, pasi gjithçka eshte anuluar ne pritje te miratimit te ligjit nga Qeveria e Parlamenti dhe ushtaraket marrin pensionet e tyre minimale, pavaresisht nga paga dhe kontributi i tyre i paguar ne vite.

Hapat qe do te ndermerren

Duke filluar nga data 14 dhjetor 2007 e ne vazhdim ne do te dalim ne protesta te vazhdueshme deri ne plotesimin e kerkesave tona, domethene deri ne miratimin dhe zbatimin e ligjit, sipas vendimit te Gjykates Kushtetuese.

Nese nuk plotesohet kjo kerkese, do t’u bejme thirrje te gjitha shoqatave dhe organizatave joqeveritare te protestojne, si dhe do te mbeshtesim e perkrahim çdo lloj proteste kunder qeverise per problemet e mungeses se energjise elektrike, ujit, luftes kunder korrupsionit, informalitetit ne ekonomi, nepotizmit, trafiqeve ilegale, varferise ne rritje etj.

Do te intensifikojme takimet tona formale dhe informimin me shkrim me perfaqesues dhe drejtues te NATO-s, BE-se, CIOR-it (Konfederates se Oficereve ne Rezerve te NATO-s) dhe perfaqesive te huaja diplomatike ne vendin tone.

13 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›