E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHSSH, trajnohen 300 punonjes per t’u profesionalizuar

Profesionalizmi i punonjesve eshte nje nga kushtet kryesore qe duhet te permbushe nje punonjes ne fushen e sherbimeve sociale. Ne te kundert,askush nuk mund te jete efektiv ne trajtimin e personave me problemeve te ndryshme, sipas problemeve qe kane.
Ne kete kontekst, Drejtoria e Trajnimit dhe Monitorimit ne Sherbimin Social Shteteror, hartoi kete vit Programin e Trajnimit specializimin e 300 punonjesve ne te gjithe vendin. SHSSH ben te ditur se gjate ketij viti jane realizuar bashkepunime te frytshme me UNICEF, shoqaten italiane “Amici dei Bambini”, Komitetin Shqiptar te Biresimeve, ITAP etj, ne mbeshtetje te realizimit te objektivave dhe aktiviteteve trajnuese per specialistet e fushes se sherbimeve sociale.

13 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›