Nafta, importuesit paralajmerojne rritje te re ne fillim te 2008-s
Çmimi i naftes ne tregjet nderkombetare e filloi vitin rreth nivelit 55 USD/ fuçi per te arritur nivelin mbi 80 USD/fuçi, ne fund te muajit shtator, duke shenuar nje rekord te ri rritje, beri te ditur Banka e Shqiperise, ne raportin e fundit te saj "Mbi zhvillimet e ekonomise boterore gjate vitit 2007". Sipas ketij raporti, rritja e çmimit gjate vitit 2007, jo vetem e kompensoi uljen e gjashtemujorit te dyte te vitit 2006, por e çoi nivelin e çmimit ne nivele te paarritura me pare. Pas rritjes se vazhduar te çmimit te naftes qendron ngushtimi i ofertes dhe rritja e panderprere e kerkeses, sidomos nga Kina dhe SHBA.
Raporti i Bankes Qendrore veren se krahas kerkeses se larte, tensioneve dhe paqartesise gjeopolitike ne vendet prodhuese te naftes dhe afrimit te stines se ftohte ne hemisferen veriore, ne rritjen e çmimit te naftes ka ndikuar edhe zhvleresimi i dollarit gjate muajit shtator. Renia e vleres se dollarit amerikan kundrejt shume monedhave nderkombetare, ka ndikuar ne uljen e fuqise blerese te te ardhurave te prodhuesve te naftes dhe rritjen e fuqise blerese te konsumatoreve me te ardhura ne monedha te tjera. Parashikimet per çmimin e naftes gjate vitit 2008, levizin ne nje bande vlerash, ku rasti ekstrem i vlerave te larta, parashikon qe çmimi t’i afrohet nivelit 100 USD/fuçia. Por ajo, qe te ben pershtypje ne kete mes, eshte fakti qe, sipas kursit zyrtar te shkembimit midis lekut dhe euros, ne Kosove nje liter nenprodukt nafte shitet me pakice rreth 127 leke. Nderkohe, qe tek ne ky çmim eshte 150 leke, si per benzinen ashtu edhe per eurodieselin. Pra, 17 per qind me shtrenjte. Importuesit e licencuar te naftes ne Kosove jane duke u furnizuar me nafte nga rafineria maqedonase e OCTA-s (nga e cila muaj me pare qeveria e Kosoves e kishte bllokuar importin e nenprodukteve per shkak te cilesise jo te mire), si dhe nga Greqia.
Kosova mesatarisht brenda dites importon 1.400-1.500 tone nenprodukte te naftes. ǒka do te thote mesatarisht 600.000 tone ne vit. Çuditerisht, kjo eshte shifer e njejte me ate qe importon Shqiperia. Por, vendi yne arrin qe 30 per qind te nevojave t’i plotesoje me naften qe prodhohet nga ARMO, Albpetroli dhe kanadezja Bankers Petroleum.
13 Dhjetor 2007