E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurat popullore dhe dietat qe duhet te ndiqen per verdhezen

Jonida Tashi

Hepatiti ose siç njihet ndryshe, semundja e verdhezes, ben pjese ne grupin e semundjeve virale qe demtojne melçine. Llojet me te shpeshta te hepatitit jane hepatiti A, hepatiti B dhe hepatiti C. Gjithashtu, hepatitet dallojne nga njeri-tjetri per nga menyra e bartjes, intensitetit dhe pasojat qe i shkaktojne. E perbashketa e tyre eshte se te gjitha llojet e hepatiteve jane te renda. Ne veçanti, hepatiti B dhe C mund te kene pasoja afatgjata duke perfshire demtimin e perhershem te melçise, kancerin e saj dhe vdekjen. Per sherimin dhe zvogelimin e demtimeve te shfaqura ne melçine e zeze, mjeket popullore kane zbuluar kura te ndryshme me bime popullore. Keto mjekime, te cilat sipas mjekeve, i kane dhene rezultatet e pritshme, tashme u sugjerohen njerezve qe vuajne nga hepatiti kronik, ose siç njihet ne gjuhen e perditshme verdheza.
Kungulli
Kungulli perveçse eshte nje ushqim shume i mire, ne mjekesine popullore ka dhene nje ndihmese te pazevendesueshme ne kurimin e te semureve te prekur nga verdheza. Per sherimin e semundjes nevojiten 10 kokrra te kungullit te eger. Kungujt pasi priten ne copa te vogla dhe shtypen mire, kjo mase hidhet ne nje ene me uje 150 ml. Kete leng i semuri e thith nga hunda tre deri kater here ne dite. Kjo kure rekomandohet te zgjase per pese dite radhazi, deri sa te shkaktohet nje rrjedhje e nje lengu te verdhe nga hunda.
Lulet e kokoçelit
Nje menyre tjeter qe perdoret per sherimin e hepatitit jane edhe lulet e kokoçelit. Kater grame lule te thata te kokoçelit pluhurosen dhe hahen esell ne mengjes. Ky mjekim merret çdo dite per dy deri ne tre jave rresht, derisa i semuri te kete nje permiresim te dukshem.
Bima e thundermushkes
Bima e thundermushkes ka dhene ndihmen e vet per kurimin e te semureve qe vuajne nga kjo semundje. Per pergatitjen e çajit nevojiten 2 litra uje dhe ne te hidhen 50 gr me gjethe dhe te grimcuara nga kjo bime. Perzierja zihet per 10 deri ne 12 minuta. Pas ftohjes kullohet dhe shtrydhet. Pihet nje gote e ngrohte dhe e embelsuar me mjalte. Ne rast se gjethet jane te thata, nuk eshte e nevojshme zierja e tyre. Mjafton qe ato te hidhen ne ujin e zier me pare dhe te lihen per 5 minuta dhe me pas pihet.
Meshtekna
Edhe meshtekna eshte nje bime qe ka dhene rezultate te mira ne kurimin e semundjes se verdhezes. Çaji i meshteknes pergatitet duke marre tre deri ne kater luge me meshteker, te cilat hidhen ne nje gote me uje te valuar. Gjate pergatitjes eshte mire te hidhet edhe pak sode buke. Nga kjo mase pihen 2 doza ne dite.
Perzierje bimesh
Nje tjeter mjekim qe ka dhene efekt ne kurimin e kesaj semundjeje eshte edhe kura e pergatitur nga perzierja e disa bimeve. Merren 30 gr lule basani, 30 gr valeriane, 30 gr kore kulumbrie si dhe 30 gr rrenje çikoreje. Keto perberje imtesohen dhe perzihen duke i perveluar me uje te sapo valuar. Ena mbulohet me kapak dhe lihet per nje ore. Pihet 3 here ne dite nga 1 gote para buke i pa embelsuar. Kjo kure rekomandohet te vazhdoje per 7 dite.
Dieta
Te semureve qe vuajne nga verdheza u keshillohet te perdorin ushqime sa me te lehta per t’u tretur dhe te pasura me sa me shume vitamina. Keta te semure duhet te konsumojne sa me teper qumesht, te cilit duhet t’i jete hequr yndyra dhe me pas te jete embelsuar me sheqer. Ushqime te tjera qe permiresojne shendetin e tyre jane, kosi, kompostot, patatet, zarzavatet, supat e ndryshme te gatuara me bime barishtore, mish te zier pa dhjame ose biftek, e bardhe e vezes si dhe fruta te ndryshme. Eshte pak e veshtire qe kjo semundje te kapet qe ne fazat e para te shfaqjes. Shpesh te semuret mund te mos kene simptoma te semundjes, ose ato mund te jene shume dhe nuk lene shkas te dyshosh per kete semundje. Virusi mund te jetoje ne organizem pa ndonje simptome te dukshme me kohe te tera, nderkohe qe vazhdon te sulmoje melçine. Pasojat afatgjata te hepatitit mund te shkaktojne semundje te melçise, shfaqje te kancerit ne melçi deri ne humbje te jetes. Duhet pasur kujdes, nese shenjat e nje hepatiti te mprehte, vazhdojne mbi 6 muaj atehere semundja ka marre karakter kronik . I semuri qe vuan nga hepatiti kronik ankohet per dhimbje barku nen krahun e djathte te brinjeve. Kjo dhimbje nuk eshte shume e forte, por e mundon te semurin. Te semuret nuk kane oreks, ndiejne dobesi te pergjithshme si dhe çrregullime te aparatit tretes. Lekura e tyre eshte zbehte dhe e verdhe, here-here kane dhe shfaqje te njollave te zeza. Sipas mjekeve, keto jane shenja qe tregojne zhvillim te semundjes.

Llojet kryesore te hepatiteve
Hepatitet me te njohur jane hepatiti A, B, C, por ka edhe hepatit D dhe E. Sipas mjekeve, zverdhja e te prekurve nga verdheza vjen si pasoje e prodhimit ne mase te madhe e nje substance te melçise qe quhet Bilirubine dhe nje alterim tjeter fiziologjik eshte edhe rritja e prodhimit te enzimes Transaminaz qe arrin deri 10 here me shume ne fazen akute.
Hepatiti A
Hepatiti A eshte nje semundje e lehte qe kalon ne me te shumten e rasteve ne menyre padukshme dhe sherohet pa asnje lloj problemi. Ky lloj hepatiti shume rralle mund te shkaktoje nderlikime tek foshnjat dhe femijet. Semundja transmetohet ne menyre fekale dhe orale. Hepatiti A i shkaktuar nga virusi Rna, nuk kalon asnjehere ne forme kronike edhe pse mund te kete zgjatje te semundjes. Ai thjesht eliminohet me rritjen e kushteve e normave higjienike te jetes se njeriut. Sipas mjekeve, nga ky hepatit nuk ka pasur raste vdekjesh. Sherimi nga hepatiti A vjen pas regjimi shtrati 7-10 dite i kombinuar me nje diete me karbohidrate.
Hepatiti B
Ky hepatit eshte relativisht i rrezikshem. Sipas specialisteve, ne 60-70 per qind te rasteve infektimi kalon ne menyre te padukshme, ndersa ne pjesen tjeter shfaqet verdheza me simptomat e veta. Rreth 90 per qind e rasteve te prekur nga hepatiti B sherohen pa problem duke fituar imunitet per gjithe jeten. Ndersa 10 per qind e tyre kalojne ne menyre kronike, dhe keta paciente jane infektues. Nga ky 10 perqindesh nje pjese e mire e kalon pa probleme semundjen, kurse nje pjese me e vogel zhvillon ciroze te melçise me te gjitha pasojat e veta. Hepatiti B transmetohet nepermjet gjakut. Hepatiti B shkaktohet nga virus me ADN dhe ka nje periudhe inkubacioni qe arrin deri ne 2 muaj. Kryesisht infektimi ndodh me ane te kontaktit me kampione biologjike si, gjak, peshtyme, sperme etj. Mund te ndodhe edhe qe pacienti te mos shfaq simptoma, por kryesisht semundja eshte me simptoma, verdhez e theksuar, marrje mendsh etj. Nderkohe qe ka edhe nje perqindje pacientesh qe kalojne ne hepatit te rrufeshem me pasoje vdekjen. Te prekurve nga ky hepatit u rekomandohet qe perveç terapise te mbajne regjim shtrati dhe diete kryesisht me karbohidrate. Semundja diagnostikohet duke kerkuar ne gjak antigjenin hbsag e nese pas 6 muajsh antigjeni eshte i pranishem, atehere hepatiti konsiderohet kronik.
Hepatiti C
Kete hepatit shumica te prekurve e kalojne ne menyre kronike dhe u shkaterrohet melçia. Ciroza e melçise qe zhvillohet tek 30-50 per qind e te prekurve perveçse kufizon aftesite e melçise te kryeje funksionet e veta, ka rrezik te larte per te zhvilluar karcinome hepatocelulare. Transmetimi i hepatitit C eshte i njejte si te ai B. Hepatiti B dhe C transmetohen 100 here me lehtesisht se virusi HIV. Hepatiti C shkaktohet nga virus me Rna por edhe ketu infektimi ndodh me kontakt kampionesh biologjike dhe ekziston teoria e pavertetuar qe mund te merret edhe nga qumeshti i gjirit. Periudha e inkubacionit te ketij hepatiti shkon nga 2 jave deri ne 6 muaj. Fillimisht hepatiti C mund edhe te mos jape simptoma si semundje, por ai shfaqet me pas ne forme te rrufeshme. Deri tani e vetmja terapi kurimi qe njihet eshte interferonia edhe pse vetem 30 per qind sukses njihet ne perdorim. E keqja eshte se ky hepatit eshte nje e pasherueshme dhe e vetmja menyre kontrolli eshte te kontrollohet gjaku si dhe te kryhen raporte seksuale te mbrojtura.
Hepatiti D
Hepatiti D ekziston vetem ne bashkejetese me hepatitin B. Por infektimi prej te dyve ketyre hepatiteve ka pasoja me te renda se sa vetem infektimi me B. Ky hepatit shoqerohet me ate B dhe ne rast B-je akut infektimi mund te shkaktoje hepatit te rrufeshem, ndersa ne rast B-je kronik shtohet rreziku per ciroze ne melçi. Per kete hepatit nuk ekziston ndonje terapi sherimi, por vetem vaksinimi ndaj hepatitit B jep rezultate edhe per D. Hepatiti D merret me ushqime si infeksion. Kurse hepatiti E merret me ushqimet si dhe jetesa ne kushte higjienike te varfra. Inkubacioni i ketij hepatiti eshte rreth 3-8 jave dhe ka perqindje te madhe vdekshmerie ne grate shtatzena.

13 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›