Doganieret greke ne greve, rimbyllet Kakavija per 24 ore
GJIROKASTER- Greva e doganireve greke bllokon per 24 ore kufirin me greqine ne jug te vendit qe ne oren 6 te mengjesit dhe deri neser ne te njejten ore. Tre pikat kufitare kakavija, sopuki dhe tre urat do jene te mbyllura per shkak te greves qe ka perfshire vendin fqinj.E gjithë Greqia është izoluar sot nga greva e punëtorëve të administratës publike kundër planeve të qeverisë për ngrirjen e pagave në sektorin publik. Grevat ndodhin në një kohë kur Greqia po përpiqet të dalë nga një krizë e rëndë financiare duke pakësuar borxhin e saj gjigand.Pikat doganore qe mbulon qarku i Gjirokastres u bllokuan dhe me daten 4- 6 shkurt, dhe shkak u be serish greva e doganiereve greke. Greva dyditore bllokoi proceduarat e zhdoganimit të mallrave në të dyja anët e kufirit duke paralizuar punën e tregtarëve të ndryshëm. Burimet zyrtare nga Dogana e Kakavijës bënë te ditur me 6 shkurt se në dy ditët e grevës deficiti artificial tregtar që mund te krijohej kapte vlerën e 80 milionë lekëve.(s.g/balkanWeb)