E Diel, 1 Nëntor 2026

Doganieret kosovare se shpejti ne pikat kufitare me Serbine

DW Sa ka qene pengese veriu i Kosoves per realizimin e objektivave te doganave te Kosoves kur kemi parasysh se buxheti i Kosoves ne pergjithesi mbushet nga doganat e Kosoves

Huruglica Qe nga djegia e dy pikave kufitare ne veri te Kosoves me 19 shkurt te vitit 2008 kjo pjese ka qene jashte kontrollit doganor. Vete fakti qe ne nuk kemi qene prezent ne keto dy pika ka nenkuptuar se kontrabandiste te ndryshem kane arritur te fusin mallra ne teritorin e Kosoves pa zhdoganimin e tyre. Nje pjese e ketyre mallrave ka vazhduar te zhdoganohet ne terminalin doganor ne Mitrovice mirepo kjo ka qene mbi baza vullnetare mirepo pjesa me e madhe e mallrave mbetej ne pjesen veriore te Mitrovies dhe pastaj permes rrugeve ilegale bartej ne pjese tjera te Kosoves. EULEX-i ka qene prezente ne keto dy pika mirepo vetem ka regjistruar mallrat qe hyjne ne Kosove dhe nuk ka pasur nje aktivitet per zhdoganimin e tyre. Ne baze te te dhenave te misionit EULEX dhe te dhenave tona ne kemi konstatuar se humbjet per buxhetin e Kosoves gjate tri viteve kane qene afro 120 milion euro. 120 milion euro jane para te medha per Kosoven dhe Kosova nuk e ka luksin qe ti humbe keto te holla. Pas dates 25 korrik te vitit 2011 dhe vendosjes se masave te reciprocitettit me Serbine ne tashme kemi filluar te shohim nje stabilizim te te hyrave doganore dhe nje import me te shtuar permes pikave tjera doganore.

DW Zoti Huruglica pas ndalimit te mallrave serbe qe te hyjne ne teritorin e Kosoves ku eshte orientuar importi kosovar

Huruglica Importi eshte orientuar kryesisht ne rajon verehet nje rritje e mire e importit nga Shqiperia. Per shembull per here te pare kemi ne Kosove material ndertimor nga Shqiperia gjithashtu kane filluar te vijne ne Kosove prodhimet kroate nga maqedonia Turqia por ka edhe nga vendet e Bashkimit Evropian.

DW Zoti Huruglica pse nuk po vendosen doganieret e Kosoves ne dy pikat kufitare me Serbine pasi tashme keto dy pika kufitare jane nen kontroll te KFOR-it dhe organeve kosovare te rendit

Huruglica Besoj se per te gjithe eshte e qarte se eshte nje problem sigurie pse nuk po vendosen doganieret e Kosoves ne keto dy pika kufitare. Une besoj se doganieret do te vendosen shpejt sepse nuk ka zgjidhje tjeter. Une nuk jam ai person qe vendos se ne cilen dite do te ndodhe kjo por une besoj se shume shpejte kjo do te ndodhe gjithmone pas nje vleresimi te situates se sigurise nga ana e forcave te rendit.

DW Mosvendosja ende e doganiereve ne dy pikat kufitare me Serbine ka te beje vetem me ceshtjen e sigurise se tyre apo ketu kemi te bejme me nje problem me te thelle edhe ne raport me veprimet e bashkesise nderkombetare konkretisht me misionin EULEX.

Hurugica E kam pak veshtire te pergjigjem ne kete pyetje sepse del jashte autorizimeve te mia. Por ajo qe une mendoj eshte se ketu kemi te bejme me nje situate ku aty ka pasur interesa te grupeve kriminale per te perfituar nga mospagesa e taksave dhe shpesh here eshte para se ato grupe kriminale ka qene ne nje linje me institucionet paralele serbe qe jane te instaluara ne veri. Gjithmone ne veri eshte perdorur karta e nacionalizimit e ne fakt kane qene interesat per perfitime ekonomike.

DW Kane bere doganat e Kosoves presion mbi misionin EULEX qe te vendosen doganieret ne dy pikat kufitare me Serbine

Huruglica Ne nuk jemi ne pozicion qe te bejme presion por kemi takime te rregullta me misionin EULEX dhe vazhdimisht kemi kerkuar qe te na ndihmojne per te vendosur kontroll ne keto dy pika.

DW Ka pasur nje vendim te prere per mosvendosjen e doganiereve ne veri te Kosoves apo kjo jo ka ndodhur ne baze te nje vleresimi se atje nuk ka kushte sigurie per vendosjen e doganereve

Huruglica Nuk ka pasur nje vendim te natyres formale por pas dates 19 shkurt te vitit 2008 pjesa me e madhe e doganiereve qe punonin ne ato pika qe i takonin komunitetit serb dhe boshnjak e leshuan punen. Une besoj se ata kane qene te detyruar ta leshojne punen nga strukturat kriminale qe veprojne ne veri te Kosoves. Ne gjate tri viteve te shkuara patem bere investime ne ato dy pika kufitare duke i ndihmuar misionit EULEX qe ta kryeje me lehte punen e oficereve tane doganor dhe gjithmone me shpresen qe nje dite do te kthehemi edhe ne ato dy pika doganore mirepo kjo akoma nuk ka ndodhur. Shpresoj sedo te ndodhe se shpejti.

Intervistoi Bekim Shehu / Prishtine

Redaktoi E. Xhani

160

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›