E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Jashtem gjerman nen presion

Nje veper mjeshterore e artit diplomatik politika gjermane ndaj Libise nuk ishte qe ne krye. Kur Keshilli i Sigurimit te OKB-se arriti me mundim qe te vendose per ti mbeshtetur me bombardime nga ajri kryengritesit pa frike nga vdekja kunder regjimit diktatorial te Muamar al Gaddafit Gjermania abstenoi. Partneret e aleances brenda Aleances Mbrojtese Atlantikoveriore NATO e ndiene veten te lene ne balte.160160160160160

Pershtypja u perforcua edhe me teper kur Gjermania ne rastin e kesaj ceshtjeje delikate politike dhe ushtarake e pa veten krahas Kines dhe Rusise. Dy anetaret e perhershem te KS te OKB-se duhet ta kene regjistruar me kenaqesi te fshehte pavendosmerine gjermane sepse dyshimet ne kredibilitetin e NATO-s kane qene rralle kaq te hapura sa ne kete situate. Vetem ne luften e Irakut te nisur nga SHBA ne vitin 2003 carja ne NATO ishte edhe me e madhe se tani.

Megjithate atehere gjermanet dhe francezet ishin te te njejtit mendim ne qendrimin e tyre refuzues dhe rezervat e tyre per motivet e verteta te qeverise se SHBA nen presidentin George W.Bush shpejt rezultuan te bazuara. Ekzistenca e armeve te shkaterrimit ne mase e cila deklarohej rezultoi si genjeshter. Por gjendja fillestare ne rastin e Libise ishte krejt e ndryshme. Nen pershtypjen e revolucioneve te suksesshme dhe ne mase te madhe jo te pergjakshme ne Tunizi dhe ne Egjipt kryengrites ushtarakisht shume me te dobet se Gaddafi guxuan te hidhen ne kryengritje kunder sistemit te tij te terrorit.

Ndalimi i masakrimit te popullates libiane ishte synimi i shpallur i rezolutes se OKB-se. Qe ky vendim mund te sillte me vete rreziqe te pallogaritshme ndoshta edhe angazhimin e trupave tokesore ishte nje argument i justifikuar i ministrit te Jashtem gjerman. Por nese rezervat e tij ishin me te vertete kaq te medha atehere ai duhet te kish votuar ne menyre konsekuente me jo ne KS te OKB-se. Sa ne siklet duhet te jene ndodhur Guido Westerwelle dhe me te edhe kancelarja Angela Merkel qe ne momentin e vendimit te tyre kete e qartesoi mbeshtetja e tyre verbale per rezoluten e OKB-se. Me e madhe diferenca midis veprimeve dhe fjaleve nuk mund te ishte.

Nese kryengritesit libiane nuk do ta kishin arritur synimin e tyre rrezimin e Gaddafit megjithe mbeshtetjen e NATO-s apo nese do te kish nisur nje lufte e gjate ne toke me humbje te medha atehere ministri i Jashtem gjerman ka mundesi qe te rezultonte si nje politikan largpames. Por per fatin e njerezve ne Libi kjo nuk ndodhi. Qe Westerwellja ne kete situate suksesin e kryengritesve te mundesuar nga NATO-ja e interpretoi fillimisht si rezultat te politikes gjermane te sanksioneve kunder Libise ishte nje akt arrogant. Qe u deshen politikane te partive te tjera dhe nga radhet e partise se tij ta shtyjne qe te vleresoje rolin e NATO-s deshmoi per qendrim mospranues dhe mbivleresim te vetes.

Kancelarja Federale Angela Merkel do te bente mire qe ta nderronte ministrin e saj te Jashtem. Ne baze te kushtetutes gjermane ministrat emerohen dhe shkarkohen nga Presidenti Federal pas propozimit te kryetarit te qeverise. Por Merkeli druhet ta ndermarre kete hap sepse ajo nuk e pengoi Westerwellen ne momentin vendimtar te abstenonte ne KS per ceshtjen e Libise. Kjo ne nje kohe kur eshte ajo personi qe i percakton direktivat e politikes dhe mban per kete pergjegjesi. Edhe kete e permban ligji themeltar gjerman. Sa me gjate qe ta mbaje Westerwellen aq me shume e minon ajo autoritetin e saj dhe rrezikon kohezionin e koalicionit qeveritar konservator-liberal duke demtuar prestigjin e Gjermanise.

Autor Marcel Frstenau

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›