E Diel, 1 Nëntor 2026

Dogjani Krime ne rritje e presion administrates ne prag zgjedhjesh

Gjate diskutimeve te lira ne seancen e sotme parlamentare deputeti i PS per qarkun e Kukesit Asllan Dogjani beri nje pershkrim te situates aktuale ne vend kur ka mbetur vetem nje muaj nga zgjedhjet vendore.

Kriminaliteti eshte ne rritje. Vitin e kaluar pati rritje te krimeve kunder jetes dhe prones por situara erdhi duke u keqesur. Vetem gjate 3 muajve ne Shqiperi jane mbi 30 te vrare. Po perballemi cdo dite me krim ne familje gjakmarrje grabitje pasurie. Tentohet te vritet drejtuesi i Policise Ndertimore ne mes te Tiranes dhe qeveria ben sikur nuk degjon tha deputeti i PS.

Duke kritikuar faktin se vjedhja e pasurise nuk pasqyrohet ne statistikat e policise Dogjani tha se ish-ministri i Brendshem premtoi se do te zbardhej vrasja e kryetarit te komunes Thertore ne Kukes por nuk u be asgje as per te e as per rastin e Bleona Mates.

Ne nisje te fushates per zgjedhjet e 8 majit Dogjani denoncoi presionin qe i behet administrates ne menyre qe te punojne per zgjedhjet duke i detyruar te dalin ne zyrat elektorale edhe pasdite.

Ka pasaktesi ne lista votues ne 3-4 qendra votimi emrat me gabime etj. Per te gjitha keto ka vetem nje rruge me 8 maj per te larguar ata kryetare komunash e bashkish qe kane ardhur ne pushtet me mashtirme e duan te rrine akoma duke vjedhur perfundoi Dogjani.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›