E Diel, 1 Nëntor 2026

Qyteti me i varfer i Juglindjes kerkon punesim dhe infrastrukture

ZGJEDHJE 2011 Problemet

Bashkia e Pogradecit numeron 42 mije banore. Ne 20 vjet popullsia u dyfishua duke sjelle zgjerimin fizik te qytetit si dhe nje numer te madh problemesh qe filluan me infrastrukturen e vazhdojne me sherbimet e munguara dhe papunesine ne permasa shqetesuese. Pikerisht papunesia dhe varferia jane sot problemet kryesore te qytetit buze liqenit. Pjesa me e madhe e banoreve i sigurojne te ardhurat nga vetepunesimi ose nga shfrytezimi i liqenit dhe turizmit ne sezonin veror. Per shkak te papunesise Pogradeci renditet si nje nga qytetet me nivelin me te larte te varferise ne Qarkun e Korces. Pas varferise banoret rendisin kaosin urbanistik si problemin e dyte me te madh te qytetit. Ndertimet pa kriter kane betonuar ne 20 vjet bregun e liqenit dhe tani nevojitet te merren masa. Ne vite banoret kane shprehur pakenaqesi edhe per infrastrukturen rrugore dhe mungesen e sinjalistikes qe pengon me shume sezonin turistik nderkohe qe edhe pse eshte folur shpesh per nje linje transporti ujor qe te mundesoje kembimet turistike permes liqenit kjo nuk eshte vene asnjehere ne funksion. Ne vitet e fundit ne Pogradec eshte zgjidhur furnizimi me uje te pijshem si dhe eshte bere sistemi i kanalizimeve te ujerave te zeza te cilat me pare derdheshin ne liqen duke sjelle probleme shendetesore dhe uljen e vizitoreve. Megjithate qytetaret kerkojne me shume pune per zhvillimin e qytetit dhe industrise se turizmit. Ne Bashkine e Pogradecit jane 29 mije shtetas me te drejte vote te cilet pritet te marrin pjese ne zgjedhjet lokale te 8 majit ku perballe njeri-tjetrit jane dy kandidatet Artan Shkembi nga PS-ja dhe Luan Topciu nga LSI-ja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›