Subashi Kushtet per tu rikthyer ne KQZ
Bojkoti opozitar i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve duket se po shkon drejt fundit. Nje dalje publike e kreut te ketij institucioni Arben Ristani eshte interpretuar me fryme pozitive nga ana e numrit dy te tij Deshira Subashi e cila ka kerkuar publikisht miratimin e rregullores se re. Bashke me koleget sot jemi duke menduar qe duhet ta provojme reflektimin qe kryetari i KQZ-se shprehu dje pasi sigurisht ne kete kemi kerkuar dhe besoj se do te jemi atje per te thene fjalen tone besoj se do te jemi atje per te bere gjykimin tone per procesin zgjedhor dhe shpresoj shume qe gjykimi yne te merret ne konsiderate nepermjet vendimmarrjes nenvizoi Subashi gjate nje interviste televizive. Kjo eshte perqasja e pare pozitive dhe me ulje tonesh nga ana e anetareve te opozites ne KQZ qekurse ata nisen bojkotin e ketij institucioni. Vete Partia Socialiste konteston aktualisht 18 akte te KQZ-se per te cilat ka kerkuar edhe shfuqizimin.