Koci pjese e fushates se opozites ne Korce
Kryetari i PSV91 Petro Koci eshte bere pjese aktive e fushates elektorale socialiste e cila ka nisur te shtrihet ne te gjithe vendin. Keshtu ai ka marre pjese ne hapjen e fushates se kandidateve socialiste ne Bashkite Korce dhe Bilisht. Se bashku me Edi Ramen dhe deputete te qarkut ai ka qene pjese e manifestimeve elektorale te organizuara ne keto 2 qytete. Po keshtu Koci nje ish-drejtues i PS-se ka takuar edhe grupe kandidatesh socialiste per keshilltare te propozuar nga PSV91 ne rrethet Korce Devoll e Pogradec. Bashke me PS-ne ne formojme te majten socialiste dhe presim nje fitore te sigurt. Jemi regjistruar ne shumicen e njesive vendore te republikes me kandidate socialiste per keshilltare. Na duhet te sfidojme jo vetem PD-ne por edhe te majten PD-iste qe i eshte bashkangjitur asaj - tha ai.