Rama eshte i damkosur, i ka dyert e mbyllura ne Bruksel
PD, miting përmbyllës në Bulqizë dhe Peshkopi
Partia Demokratike ka zhvilluar sot mitingun permbylles ne Bulqize dhe Peshkopi. Ne fjalen e tij ne Bulqize, kryeministri Berisha shprehu besimin se ne 23 qershor Bulqiza si bastion i se djathtes do te votoje Partine Demokratike. Kreu i qeverise ka perseritur nga premtimet per rritjen e rrogave, pensioneve, ndihmes ekonomike, infrastrukture rrugore moderne etj. “Shpreh besimin e madh se me 23 qershor Bulqiza si gjithmone bastioni i demokracise do te votoje 44, do te votoje fitoren. Do te votoje per perfundimin e rruges se Arberit , qe e shnderron Bulqizen pothuaj ne nje lagje te Tiranes, e shnderron Bulqizen ne nje nga qytetet e aferta me Tiranen, e sjell ate ne tregun e madh. Me 23 ju do te votoni per infrastrukture moderne ne Bulqize dhe ne te gjithe fshatrat e saj. Per rindertimin e te gjitha shkollave, hapjen e shkolles profesionale. Do te votoni per rritjen e rroges mesatare per punonjesit e administrates ne 700 dollare, rritjen e rroges se arsimtareve ne 700 dollare , rritjen e rroges minimale ne 350 dollare, rritjen e pensioneve ne 150 dollare, rritjen e ndihmes ekonomike ne 50 perqind, rritjen e pageses se papunesise me 100 per 100. Do te votoni per krijimin e qindra mijera vendeve te punes ne Diber dhe ne mbare Shqiperine. Do te votoni per uljen me 50 vjeç te moshes se pensionit per minatoret e Bulqizes dhe te mbare Shqiperise”- tha Berisha.
Berisha: Modeli ynë ai i anëtarësimit në BE
Gjithashtu kryeministri Berisha u shpreh i bindur ne vleresimin e alternatives se tij, faktuar per mbajtjen e premtimeve perballe alternatives tjeter qe sipas tij eshte ajo e bllokimit. “Modeli yne eshte modeli i anetaresimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian, modeli i levizjes se lire pa viza. Modeli tjeter i shokut Rama eshte modeli qe mbajti peng statusin e vendit kandidat per nje vit, vetem e vetem per te demtuar secilin prej jush, qe beri gjithçka qe Shqiptaret te mos merrnin viza. Modeli yne qe bazohet ne integrim ne vlerat e familjes, modeli i shokut tjeter qe bazohet ne ndarje dhe martesa e divorce, per qellime elektorale ne prag te te gjitha zgjedhjeve. Keto nuk jane vlerat familjare. Modeli yne qe bazohet ne djersen e ballit, qe nuk ka frike nga ato te ardhura qe krijon, sepse i ka me nder i ka me djerse. Kam 20 vjet ne funksionet me te larta, jetoj ne nje apartament 125 metra2, sepse kaq mund te blija me rrogen time, po ashtu edhe ju qytetaret e tjere blini ate qe mundeni”- shtoi kryeministri.
Ndersa ka ftuar socialistet te votojne PD-ne ne 23 qershor, kryeministri nuk la pa sulmuar edhe kryesocialistin Rama per mosdeklarimin e pasurise. “Shoku i autobuzit nderton vilen 57 metra te gjate, pallatin pesekatesh dhe nuk tregon nje qindarke, me se po i nderton. Po e them edhe njehere, se nese do te tregonte burimin e te ardhurave nese do ti kishte te pastra le te ndertonte jo nje por tre vila, por kur fsheh parate kur nuk tregon origjine n e tyre, tregon se ka frike nga pasuria e tij, ka frike nga ligji dhe thote pastaj se mi humbi posta. Asgje nuk ju lidh juve socialisteve te Bulqizes, asgje nuk lidh socialistet e Peshkopise, socialistet shqiptare me kete model. Ndaj dhe le te ecim te gjithe perpara te bashkuar drejt fitores. Gjithashtu ju banoret e Bulqizes me 23 qershor votoni edhe per kryetarin e ri te Bashkise se qytetit, zotin Fehmi Tançi. Votoni per kandidatin per deputet Roland Keten, per deputetin e peste te qarkut te Dibres. Dibra do te votoje ne keto zgjedhje 5 me 1 per Partine Demokratike.Me 23 qershor votoni 44.Votoni rrugen e Arberit. Votoni punesimi” perfundoi Berisha.
Berisha: Rama është i damkosur, i ka dyert e mbyllura në Bruksel
Ne mitingun e zhvilluar ne Peshkopi, kryeministri Berisha ka sulmuar serish rivalin e tij politik Edi Rama duke theksuar se ai nuk e permend asnjehere integrimin pasi I ka dyert e mbyllura ne Bruksel. “Pyeteni veten si ka mundesi qe 3 muaj ai s`ka lene sharje pa bere, por fjalen integrim europian nuk e ka shqiperuar asnjehere, flet edhe per kemishen time dhe jelekun tim dhe asnjehere per integrimin tuaj. Kjo sepse e di qe ka shkelmuar kete projekt pasi e di qe ne Bruskel i ka dyer te mbyllura dhe eshte i damkosur per bllokimin qe i ka bere vendit te tij. Ndaj dhe ju ftoj te bashkohemi se bashku, te votojme rrugen e Arbrit”- theksoi Berisha.
Edhe njehere kryeministri Berisha ka ftuar socialistet t’i bashkohen alternatives te suksesshme te PD-se dhe ajo modelit te pasurimit te qeveritareve te Partise Socialiste. “Ftoj çdo socialist te bashkohet me ne sepse me ne bashkohet peprkje jone per punesim, mireqenie, per infrastrukture moderne per perfundimin sa me shpejt te rruges se Arberit. Shoku i autobuzit mavi 3 vjet rresht ka votuar kunder buxhetit te rruges se Arberit, ka bere çdo gje per bllokimin e saj. Socialistet e Dibres jane shuem afer me ne per te bere reale endrren tone te integrimit ne BE. Se bashku do te bejme gjithçka per hapjen e universitetit te Dibres, pagesen me para ne dore te TVSH-se per makinerite. Ju premtoj mbrojtje te prodhimeve byjqesore qe shoku i autobuzit zotohej te heqe TVSH te prodhimeve ushqimore ne menyre qe miliarderet e PS-se te marrin importet e ushqimeve dhe ushqimet tuaja te kalben ne fushe. Po kjo s’do te ndodhe kurre. Pyeteni veten si ka mundesi qe kryetari i PS-se nuk flet kurre per rritje rrogash, per rritje pensionesh, per rritje te ndihmes ekonomike, modeli i tyre eshte modeli i pasurive te qeveritareve, modeli i monopolit”- theksoi Berisha.