Bregu: Mbështetësit e PD t’i vazhdojnë festimet e tyre në shtëpi
Në deklaratën e radhës Partia Demokratike përmes zëdhënëses së fushatës, Majlinda Bregu iu bëri thirrje mbështetësve të shmangin provokimet dhe të vazhdojnë festimet në shtëpi.
Zëdhënësja e selisë së PD-ës iu bëri thirrje, të gjithë mbështetësve dhe militantëve të Partisë Demokratike që në këto momente të shmangin çdo lloj provokimi e gjaknxehtësie, sepse sigurisht që një ekzaltim në këto momente do të ishte një minus apo do të konfirmonte edhe një herë provokim ndaj asaj që nuk duhet.
“Fitorja është një fitore e sigurt, por e rëndësishme për ne është që të ruhet qetësia. Ndaj të gjithë mbështetësit e PD-së janë të lutur që në këto momente të gëzojnë nëpër shtëpitë e tyre”, theksoi Bregu në konferencën e radhës.
Asnjë nga mbështetësit e PD-ës nuk ndodhet para KZAZ-së në Fier/Zëdhënësja e fushatës në Partinë Demokratike, Majlinda Bregu përgënjeshtroi lajmet për prezencën e mbështetësve të PD-së në KZAZ-në e Fierit.
Zëdhënësja Bregu u shpreh se “asnjë nga mbështetësit e Partisë Demokratike nuk ndodhet para Komisionin e Administrimit Zgjedhor në Fier”.
Më tej ajo theksoi se deputetët e Partisë Demokratike, të cilët i patë edhe në pamjet që u transmetuan nga Fieri kanë mbërritur atje më kërkesë të kryetarit të KZAZ-së, i cili po mbahet ende i bllokuar brenda bashkë me numëruesit e Partisë Demokratike, për të biseduar me kolegët socialistë me qëllim ç’tensionimin e situatës, e cila nuk është në të mirë të askujt.
Sipas saj, ky është një proces që duhet të përfundojë sipas ligjit dhe sipas vendimit të marrë tanimë për numërimin e kutive nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ato u shpreh se, çdo përpjekje për të tensionuar dhe bllokuar më tej gjendjen, sigurisht që ngarkon me përgjegjësi të gjithë iniciatorët e kësaj situate.
...