E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dohram: Asnjë rrezik për sigurinë në Kosovë

PRISHTINE- Për sa i përket ndërtimit të bazës ushtarake ruse në Serbi, komandanti i forcave amerikane në kuadër të KFOR-it, gjenerali Alham Dohrman, shprehet se nuk ka informacionet e duhura. Por siapas tij nuk ka ndonjë rrezik nga jashtë për Kosovën. “Nuk shohë ndonjë rrezik dhe përkeqësim të situatës së sigurisë në Kosovë . Sa i përket ndërtimit të bazës ushtarake ruse nuk kam shumë informacion dhe nuk dua të spekuloj lidhur me ketë sepse pas informacioneve që kam dëgjuar në media nuk di diçka më shumë lidhur me këtë”, tha Dohrman. “Një herë në muaj ne bëjmë ushtrime pa paralajmërim dhe me këtë e bëjmë testimin e aftësive të ushtareve tonë. Me ketë në vazhdojmë të dëshmojë se jemi të gatshëm të ndërhymë nëse ka nevojë në çdo kohë dhe kudo”- tha gjenerali amerikan Alhan Dohrman.(m.a/rtk/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›