Cifti më magjepsës i politikës, Barack dhe Michelle
WASHINGTON- Në mediet e huaja pritet të shfaqet një dokumentar mbi Michelle dhe Barack Obaman, çiftin më magjepsës dhe të fuqishëm të politikës, përmes imazheve, dëshmive dhe filmimeve të jetës së tyre publike e private. Vëmendja e publikut mbi çiftin presidencial nuk është shuar kurrë. Tani gjah i mirë për mediet janë edhe vajzat. Te Michelle ekspertët e imazhit të stafit të Obamas kanë punuar pa u sforcuar shumë për ta bërë zonjën e parë, gruan me të cilën të gjitha gratë e Amerikës mund të identifikohen. Në intervista të ndryshme, Michelle tregon me thjeshtësi se si i duhet të bëjë punë shtëpie, sikundër edhe çdo grua tjetër e rëndomtë.(m.a/BalkanWeb)