Jeta në barake me 4 mijë lekë në muaj
KURBIN- Të jetosh në minimumin jetik. Kjo është historia e familjes Jahja në Shullaz të Kurbinit. Kryefamiljari Sadik Jahja rrëfen se është një ish i burgosur politik dhe pas viteve 1990 ka kontribuar për demokracinë duke menduar për një jetë më të mirë. Por deri më sot ndjehet i harruar nga shteti. Prej 8 vitesh bashkëshortët Jahaj sëbashku me foshnjën 14 muajshe jetojnë në një rulotë makine në mungesë të plotë të kushteve të jetesës. “Kam plot 8 vjet që jetoj herë në një barake e herë në një tjetër. Kam kërkuar vetëm një shtëpi dhe një punë që të paktën të jetoj dhe unë si gjithë të tjerët.” shprehet Jahja, ndërsa bë apel për ndihmë në News24. Sadiku tregon se i është drejtuar me shkresa si autoriteteve lokale ashtu edhe qëndrore për të ndihmuar familjen e tij që të mbijetojë, por sipas tij askush nuk ka shkuar as për të parë kushtet në të cilat jetojnë. Familja Jahja ka si mundësi të vetme mbijetese ndihmën ekonomike prej 4 mijë lekësh në muaj që nuk mjafton as për një thes miell dhe jo ëpr të rritur Pamelën e vogël 14 muajshe. (e.n/News24/BalkanWeb)