Dokle Berisha plan juridik barbar per materialet zgjedhore

Nje vit protesta dhe perpjekje per transparence nje vit angazhim per zgjedhje te lira mes levizjeve te rruges dhe negocimit duket se nuk kane sjelle ndryshime ne qendrimin e qeverise perspektiva dhe aktualiteti politik jane bashkuar ne nevojen per ndryshim qe nuk jane me objektiv i nje partie por nevoje e pergjithshme. Me nje taktike zvarritese dhe me refuzimin per te pranuar sugjerimet e opozites shumica po krijon perballe vetes nje klime kundershtimi qe e risheh protesten si opsion te pakonkurrueshem. Ne kete kuader deputeti i njohur i Partise Socialiste bashkethemelues i saj Namik Dokle rikonfirmon vullnetin per te kundershtuar me cdo forme Sali Berishen me te gjithe katalogun politik te demokracise i cili sot vijon si me pare te ushtroje presione te shperfille rendin kushtetues dhe moralin e ligjit ne emer te interesave te veta. Sipas tij protesta ka kohezionin e vet si e tille ajo ka potencialin mobilizues te qytetareve dhe perforcimin e mesazheve politike te opozites. Por ajo ka kohezion edhe per shkak se sikurse u shpreh Dokle levizja e prill-majit emancipoi mentalitetin qytetar duke e zhvendosur ate nga gjendja pasive drejt nje monitorimi dhe reagimi ndaj korrupsionit qeverises.
Zoti Dokle u bene disa muaj tashme qe PS vijon ne perditshmeri me akuza per korrupsion dhe zbulim dosjesh per ministrat e qeverise. A mund te themi se antikorrupsioni po riperdoret si strategji politike apo qytetaret shqiptare duhet te shpresojne se kjo beteje do te finalizohet deri ne fund
Te besh politike reale me se shumti do te thote te vesh gishtin ne plaget qe i dhembin shtetit dhe njerezve qytetareve te ketij shteti. Keshtu qe edhe lufta kunder korrupsionit banditesk te qeveritareve qe po zhvillon opozita nuk eshte thjesht strategji politike por nje perpjekje serioze e PS-se per ta ndryshuar ne themel kete realitet te plackitjes se vendit dhe te njerezve nga pushtetaret nga ministra e qeveritare te tjere nga klanet dhe familjet ekonomike perreth e prane qeverise. Opozita nuk po ben gje tjeter vecse po nxjerr ne drite per publikun ate qe njerezit e dine prej kohesh qe disa e kane vuajtur ne kurrizin e tyre nga grabitjet e sterholluara te pronave private pronave publike dhe fondeve sociale. Ky eshte minimumi qe nje opozite duhet te beje. Ndryshe taksapaguesit e vendit nuk do tia falin heshtjen kur shikojne se si ministra apo qeveritare te tjere familjet e tyre miqte miqte e femijeve kunatat kuneterit brenda pak javesh apo muajsh gdhihen milionere pronare te medhenj tokash e pronash te tjera nderkohe qe shqiptaret varferohen e varferohen. Eumlshte e trishtueshme tragjikisht e trishtueshme te degjosh se si nje minister brenda nje viti pasurohet me qindra apo dhe miliona euro nderkohe qe nje grua punetore ne nje repart kepucesh ne Valias me pagen e nje dite pune mund te bleje vetem 4 buke dhe asgje tjeter e po kjo punetore po me kete pune ne vitet lsquo90 mund te blinte 7 buke ne dite. Nje pensionist sot me pensionin e tij te rritur blen shume me pak ushqime se me pare. Rritja e madhe e rrogave nuk perballon as vetem rritjen e cmimit te energjise pa le pastaj tere katalogun e varferimit real te shqiptareve. Por me e rendesishme eshte ajo qe thoni edhe ju finalizimi. Ky eshte thelbi i luftes sone te cmontojme korrupsionin te kthyer ne sistem. Korrupsion ka pasur edhe ne periudhen e qeverisjeve socialiste. Por sot ai eshte bere teper i rrezikshem eshte bere pjese e sistemit dhe mekanizmave te qeverisjes. Nese dikur korrupsioni ishte vetem graso tani ai eshte bere edhe motor edhe timon. Sot ne Shqiperi po vertetohet teza e ekonomisteve te vjeter angleze qe ne themel te nje pasurie te madhe qendron ose nje grabitje ose nje vrasje. Korrupsioni i qeveritareve po vret te ardhmen e Shqiperise dhe te rinise se saj sa te mencur po aq edhe dyshuese sa patriote po aq edhe te trembur per ditet e neserme ne vendin e saj.
Per te vijuar me kete ceshtje pak kohe me pare Kryeministri deklaroi se nuk do te kete ndryshime te tjera ne qeveri pasi PD nuk ka arsye te beje ndryshime. Duke vleresuar kete qendrim politik si do ta arrije PS-ja objektivin e saj te saposhpallur per ta larguar Berishen nga pushteti
Partia Demokratike ka njemije arsye jo te beje ndryshime ne qeveri por te largohet fare nga qeverisja. Nje Parlament dhe nje qeveri qe erdhi me legjitimitet te cunguar dhe qe nje vit te tere nuk pranoi parimin themelor te demokracise transparencen qe nje vit te tere mashtron zgjedhesit dhe taksapaguesit qe nje vit te tere shkel ligjet dhe Kushtetuten sa here qe ia do interesi klanor dhe korruptiv nuk meriton te qeverise. Thone qe cdo popull ka qeverine qe meriton por une nuk e besoj kete. Te pakten ne rastin e Shqiperise nuk mund ta besoj kurre. Mund te shfaqen hera-heres kufizime te cilat vijne edhe si jehone e mentalitetit te krijuar dekada me pare. Por gjithsesi mentaliteti dhe psikologjia botekuptimi demokratik i popullit ka ecur shume me shpejt dhe shume me i sigurt e me i mencur nga ai i qeveritareve. Pikerisht ketij botekuptimi demokratik i eshte drejtuar dhe po i drejtohet opozita. Levizja e fuqishme e prill-majit te ketij viti e tregoi mirefilli kete. Zeri i saj u degjua me respekt ne cdo cep te Shqiperise ne Bruksel dhe Uashington. Akoma me e fuqishme do te jete kjo levizje nese mazhoranca do te qendroje e ngulur ne balten e mosrespektimit te kerkesave tona per transparence. Transparence per gjithcka qe perben interes publik vota e lire pronat fondet publike shpenzimet marramendese te qeverise ne diete. Zgjedhjet e parakohshme jane zgjidhja qe tashme vihet ne rendin e dites.
Z.Dokle me nisjen e turit te ri te z.Rama si dhe me paralajmerimin e protestave a mund te themi se negociatat kane perfunduar me deshtim A mund te shpjegoni se cdo te thote praktikisht nje shkeputje e marredhenieve me qeverine dhe Parlamentin ne momentin qe digjen fletet e votimit
Kerkesave te opozites qeveria iu pergjigj me zjarrvenie ne kutite e votimit. Ristani i stanit te Berishes porositi edhe benzinen. Jam i bindur qe te dyve ende u vjen era benzine por ne jua kemi bere te qarte se zjarri mbi fletet e votimit qe do te digjte transparencen e votes se lire do te digjte perfundimisht cdo ure dialogu e bashkepunimi politik do te digjte imazhin e demokracise shqiptare do te digjte besimin e qytetareve tek institucioni i votes se lire do te digjte edhe keshillat apo rekomandimet e miqve dhe te partnereve tane nderkombetare. Ne kete kontekst ne kemi gjithe te drejten e Zotit qe te sillemi me qeverine e zjarrevenies si me nje qeveri totalisht ilegjitime. Jo me qe nuk do ta njohim por do te perdorim gjithe katalogun politik te demokracise per ta larguar. Sali Berisha ka projektuar nje akt barbarie juridike per materialet zgjedhore. Ai ende nuk ka hequr dore nga ky projekt por luan dinakun si gjithnje duke nxjerre perpara te tjeret nga stani dhe Ristani. Ne nuk do te merremi me kete stan. Ne presim pergjigje vetem nga ai qe ka gjithe pergjegjesine nga Sali Berisha. Projekti i tij eshte nje kercenim edhe per te ardhmen. Nuk mund te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme pa garancite e kerkuara qe jep Kushtetuta ligjet e vendit dhe kriteret e Kopenhages. Ne nuk do te pranojme dhe nuk do te lejojme kurre me zgjedhje pa keto garanci. Jane garanci per te gjithe e jo vetem per PS-ne apo vetem per opoziten.
Kriza qe po verehet aktualisht dhe qe po gjen shprehje edhe ne sistemin e drejtesise eshte sipas jush nje krize e sistemit apo lidhet ngushtesisht me emrin e Berishes Jane propozuar se fundmi edhe nderhyrje ne Kushtetute. Sa e zgjidh bllokimin aktual qe duket se po zgjat pa dhene asnje rezultat
Jane te dyja kufizat e nje ekuacioni institucional. Sistemet kane nevoje gjithnje te rishikohen ne kontekstin e zhvillimeve te reja. Madje do te thosha se keto zhvillime kane marre ritme aq te pershpejtuara saqe mund te thuhet se edhe e ardhmja nuk eshte ajo qe ishte. Por ne Shqiperi krizen e rendon me se shumti moszbatimi i rregullave te lojes kushtetuese apo ligjore. Nuk eshte faji i Kodit Elektoral qe parashikon hapjen e kutive kur kete e kerkojne edhe vetem dy anetare te KQZ-se por eshte faji i disa birbove te KQZ-se qe rrembyen te drejtat kushtetuese te Kuvendit dhe hodhen ne vote nje ligj te votuar e te dekretuar. Nuk ka faj Kushtetuta por qeveria Berisha qe ne pese vjet e ka shkelur ate mbi 20 here qeveria nuk ka fituar pothuajse asnje nga rastet e gjykuara ne Gjykaten Kushtetuese. Shikoni cfare ndodhi ditet e fundit. Mazhoranca voton nje ligj per pronat thelbin e te cilit Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshte kohe me pare. Presidenti ne respekt te Kushtetutes dhe Gjykates Kushtetuese e kthen ne Parlament. Mazhoranca hedh tonelata balte mbi opoziten dhe Presidentin por nuk arrin 71 vota per ta rrezuar dekretin e tij. Shkel edhe per here te trete Kushtetuten dhe e konsideron ligjin te miratuar. Mjere vendi me kete mazhorance qe ka me shume balte sesa vota
Meqenese klima zgjedhore ka nisur te ndihet dhe problemet e PS-se jane edhe ato qe kane te bejne me aleatet mendoni se duhet ripercaktuar bashkepunimi me partite e tjera dhe a gjykoni se ka vend dhe per nje zgjerim edhe djathtas
Kauza qe PS ka mbrojtur gjate ketij viti politik nuk ka qene nje kauze ngushtesisht programore e saj por nje kauze ne interes te te gjitha forcave politike dhe te zgjedhesve qe ato perfaqesojne. Per kete dhe asnje arsye tjeter me ne u bashkuan shume forca politike duke zgjeruar shume spektrin e kauzes se nisur. Prandaj ne jemi te hapur per te gjithe ata qe e duan kauzen e zgjedhjeve te lira e te ndershme per te gjithe ata qe e shikojne interesin e vendit te plotesimi i standardeve europiane te ndryshimi i madh qe do ti sillte vendit nje qeverisje me te vertete europiane.