E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokle: PS e vendosur për hetim të plotë të zgjedhjeve

12/03/2010 Përfaqësuesit socialistë vijuan akuzat e tyre ndaj mazhorancës qeverisëse, lidhur me shkeljet gjatë procesit zgjedhor në Ruzhdie. “Në Ruzhdie, komisionerët e PD-së dhe manipulatorë të tjerë të vullnetit të lirë të zgjedhësve falsifikuan 376 firma dhe mbushën kutitë me vota. Po kështu ndodhi edhe në Dibër, Mirditë, Bathore, Kavajë, Malësi e Madhe, Devoll etj., duke vjedhur kështu mijëra e mijëra vota”, u shpreh deputeti i PS-së, Namik Dokle, lidhur me këtë moment. Njëkohësisht, sipas konstatimeve të bëra nga socialistët, në Ruzhdie u bënë falsifikime në regjistrat e votimit, që ndryshojnë nga regjistri civil dhe i shpërndanë votuesit e një familjeje në dy-tre dhe deri katër qendra votimi. Për këtë arsye, Dokle gjykoi se kështu ka ndodhur në të gjithë Shqipërinë. “Partia Socialiste është e vendosur ta çojë deri në fund aksionin e tyre demokratik për hetimin e plotë dhe pa kufizim të zgjedhjeve”, vlerësoi Dokle, duke e cilësuar 18 marsin, dita kur Parlamenti do të shqyrtojë dy projektet e paraqitura nga opozita, si shansin e fundit për mazhorancën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›