Pittella: Ti jepet fund korrupsionit me zgjedhjet
12/03/2010 Zëvendëspresidenti i parë i PE-së mbështet kërkesat e PS
“Ka nevojë për transparencë, sepse zgjedhjet duhet të jenë të pastra”
“Të ngrihet një komision hetimor, ky komision hetimor të vërtetojë kush ka gabuar, qofshin këta të së majtës apo të së djathtës kjo nuk ka rëndësi. Ka rëndësi të gjenden përgjegjësit dhe të parandalohet që kjo të ndodhë edhe në të ardhmen”. Ky ka qenë qëndrimi i mbajtur dje nga zëvendëspresidenti i parë i PE-së, Giovanni Pittella, pas takimit me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, në Strasburg. Gjatë këtij takimi, Pittela i garantoi kryetarit socialist mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike italiane, të europarlamentarëve të Grupit Socialist e Demokrat. “Ne e mbështesim përpjekjen e madhe inovatore që po kryen Edi. Përpjekjen për evropianizimin e Shqipërisë. Evropianizimi i Shqipërisë do të thotë të krijohen kushtet legjislative, të krijohen kushtet normative, të krijohet transparenca maksimale. Për shembull, beteja e Edi Ramës për liberalizimin e vizave është një betejë që, nëse e fitojmë, do të lejonte që Shqipëria të hynte në Bashkimin Evropian, sepse Shqipëria nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian, Shqipëria nuk mund të bëhet një komb evropian, nëse vazhdojnë të mbahen kufizimet e vizave, kufizimet në lëvizjen e personave”, vlerësoi Pittella, gjatë fjalës së tij. Ndërkohë zëvendëspresidenti i parë i PE-së u ndal dhe në kërkesën konkrete të PS-së mbi hetimin parlamentar të zgjedhjeve të 28 qershorit. “E konsideroj si shumë të përgjegjshëm vendimin e Partisë Socialiste shqiptare për të hyrë në Parlament, por ama ka nevojë për qartësi, ka nevojë për transparencë, sepse zgjedhjet duhet të jenë të pastra dhe nuk duhen prekur nga asnjë lloj mashtrimi. Atëherë të mos shohim nga e shkuara, por të shohim drejt së ardhmes dhe të krijohen ato situata e kushte që do të lejonin që zgjedhjet e ardhshme të jenë zgjedhje mbi të cilat nuk rëndon asnjë dyshim”, vuri në dukje Pittella, lidhur me një çështje të tillë. Njëkohësisht, ai i drejtoi një apel dhe shumicës parlamentare, duke kërkuar që të japë konsensusin e saj për zgjidhjen e krizës politike në vend. Për këtë arsye, Pittella sqaroi se “duhet tu japim qytetarëve sigurinë që kur shkojnë për të votuar, shkojnë për të votuar në një sistem politik e demokratik, në të cilin vota e tij ka vlerë. Dhe vota mund të ketë vlerë, vetëm nëse nuk ka mashtrime. Kjo për sa i përket së ardhmes”. Madje, po në të njëjtën linjë, zëvendëspresidenti i parë i PE-së, Pittella uroi që “Qeveria shqiptare ta pranojë këtë propozim, që është një propozim që nuk u shërben vetëm socialistëve por të gjithëve. Në të ardhmen të gjithë duhet të kenë të drejtat e tyre dhe detyrat e tyre, të gjitha partitë politike, e gjithë politika shqiptare duhet të konfigurohet si një politikë qartësisht evropiane”. Gjithashtu, ai i konsideroi si të frikshme shkeljet e vëna re në Ruzhdie, të dhëna këto që i bëri me dije vetë kreu Rama në dokumentacionin e posaçëm mbi këtë rast.