E Diel, 1 Nëntor 2026

Dokle: Sali Berisha është stalinisti i fundit në Evropë

 Deputeti socialist Namik Dokle e cilësoi dje gjatë mitingur Sali Berishën si stalinistin e fundit. Duke përmendur një shprehje të Stalinit “Populli voton, shteti numëron”, Dokle theksoi se “sot Sali Berisha është stalinisti i fundit jo vetëm në Ballkan por edhe në Europë”, përfundoi Dokle. Ai e cilësoi të pamundur kthimin e socialistëve në kuvend pa plotësuar kushtet e opozitës. “Portën e parlamentit do ta kalojmë vetëm kur të bëhet transparenca e plotë e zgjedhjeve, vetëm kur të hapen kutitë”, tha Dokle. sipas tij, protestat zhvillohen për lirinë e shqiptarëve. “Duke mbrojtur lirinë e votës ne mbrojmë gjithcka. Hap kutitë që të hapen rrugët drejt Europës,hap kutitë që të hapen dosjet e Gërdecit,hap kutitë që të hapen dosjet e korrupsionit”, u shpreh Dokle

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›