E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo: “Më mungon Mançesteri”

Kristiano Ronaldo pranoi se atij i mungon jeta si te Mançester Junaitid, por ai këmbënguli se ai bëri zgjedhjen e duhur kur ai lëvizi te Real Madrid. Anësori portugez, i cili u transferua nga United për një shumë rekord prej 80 milionë sterlina gjatë verës, tha se mandati i tij tani është ndihmojë Realin të sfidojë dominimin e Barcelonës si klubi më i mirë në botë. Ronaldo, duke folur përpara mbrëmjes gala të “FIFA World Player Gala”, tha për fifa.com: "Mendoj se Mançester United është duke luajtur shumë mirë në këtë sezon, ata kanë humbur dy ndeshjet e fundit, por janë ende në vendin e dytë. “E ndiej mungesën e Mançesterit pasi luajta për gjashtë vjet atje dhe kam lënë disa miq. Kështu e ndiej paksa mungesën, por tani jam fokusuar tani te Real Madrid dhe jam më të vërtetë i lumtur atje”. Ronaldo e vlerëson Barcelonën, fituesen së fundi edhe Botërorit të Klubeve, trofeu i gjashtë i katalanasve për këtë vit, si një nga klubet më të mira në botë, por ai është i përqendruar për të sfiduar supermacinë e saj. "Barcelona ka fituar gjithçka këtë vit, kështu që është klubi më i mirë i momentit. Barcelona ka një stil loje dhe lojtarë kanë vite që luajnë së bashku, kështu që janë një ekip i kompletuar. Por, ne do të bëjmë më të mirën te Real Madrid për të fituar kampionatin dhe Ligën e Kampioneve”. Ronaldo, Portugalia e të cilit nxori jashtë loje Anglinë në dy finalet e dy kompeticioneve të mëdha në vitin 2004 dhe 2006, theksoi se formacioni i Fabio Kapelos është prej atyre që ia vlen t’i shohësh në Kampionatin Botëror 2010. “Për mendimin tim Anglia ka një skuadër fantastike, bëri një fushatë kualifikuese të madhe dhe ka një trajner të madh. Ka mundësinë që vitin e ardhshëm të bëjë një fushatë në Afrikën e Jugut, por nuk është vetëm Anglia, Spanja është gjithashtu e fortë dhe Brazili gjithmonë i tillë”.
“Portugalia gjitha ka një shans, shikoni Euro 2004, kur askush nuk fliste rreth Greqisë përpara se ata të fitonin turneun. Unë pres të bëjë një perfomancë të shkëlqyer në Kupën e Botës dhe jam më të vërtetë i fokusuar”.

22 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›