Berisha lëshon ndaj PS për taksat, Rama:Do përshkallëzojmë protestat në 2010
ADI SHKEMBI Qeveria bën lëshimin e parë ndaj kërkesave të Pushtetit Vendor. Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PD-së, Kryeministri Sali Berisha bëri të ditur se kufiri prej 8 milionë lekësh, që ndan biznesin e vogël nga ai i madh, nuk do të ndryshojë, pavarësisht qëndrimit të pak muajve më parë të maxhorancës, për ta ulur xhiron në 5 milionë lekë. “Kufiri ka qenë 8 milionë dhe do të mbetet 8 milionë. Kufiri nuk do të zbresë. Pas disa konsultimeve të gjera, në mënyrë që të mos krijohet asnjë lloj konfuzioni dhe asnjë lloj spekulimi, pragu i biznesit të vogël mbetet deri në 8 milionë lekë qarkullimi vjetor. Ajo çka i gjithë ky biznes do të paguajë, pa asnjë përjashtim, në bashki dhe në komuna, është taksa e biznesit të vogël”, theksoi kryeministri. Sipas tij, përpara se të miratohet ligji në seancën e të mërkurës u shqyrtua edhe varianti për ta ulur nivelin e xhiros në 5 milionë dhe të kompensohet pushteti vendor nga rënia e të ardhurave, por në fund u vendos që skema aktuale të mbetet e pandryshuar. Ulja e xhiros do të pakësonte numrin e bizneseve të vegjël e për rrjedhojë edhe të ardhurat e pushtetit vendor, ndërkohë që do të rriste numrin e bizneseve të mëdhenj që paguajnë detyrimet te tatim- taksat. Por teksa bëri të ditur se për këtë kategori nuk do të preket niveli i xhiros, kryeministri njoftoi skemën e re të TVSH-së. Sipas tij, bizneset që kanë xhiro vjetore më shumë se 5 milionë lekë do të paguajnë edhe tatimin mbi vlerën e shtuar, sikundër edhe do të rimbursohen, njësoj si biznesi i madh. “Në mënyrë që të mbrohet biznesi i vogël, të luftohet evazioni, TVSH-ja do të zbresë për të gjitha bizneset me qarkullim vjetor mbi 5 milionë lekë. Por edhe këtu do të ketë një dallim, në rast se biznesit të madh i kërkohet një rigorozitet i përmuajshëm në të gjitha llogaritjet dhe librat, atëherë këtij biznesi, i cili është sërish i vogël, por që TVSH-ja do të përfshijë të gjitha bizneset me qarkullim vjetor mbi 5 milionë, do t’u kërkohet diçka më e thjeshtuar. Përndryshe, evazioni nuk mund të luftohet”, theksoi kryeministri. Në të njëjtën kohë në draftin ligjor që do të hyjnë në fuqi, pasi të dekretohen nga Presidenti Bamir Topi, do të përfshihet edhe afati për t’u ankimuar ndaj autoriteteve tatimore lidhur me TVSH-në. Sipas tij, të gjithë biznesmenët mund të apelojnë vendimet e tatimeve pranë Ministrinë së Financave, por edhe pranë kryeministrit, duke garantuar se do të marrin përgjigje brenda një jave. “çdo biznes, i cili gjykon se autoriteti tatimor ka arbitraritet në përcaktimin dhe në përzgjedhjen e tij për TVSH-në, është i ftuar të paraqitet, të ankimojë pranë autoritetit tatimor, pranë zëvendësministrit, pranë ministrit e deri te Kryeministri në telefonin e tij të hapur për mesazhe, sepse në mënyrë absolute kjo që bëhet nuk ka asnjë synim tjetër përveç se mbrojtjes së biznesit të vogël dhe luftës së evazionit. Përgjigjen biznesi që do të ankohet se autoriteti tatimor ka qëndrim arbitrar në vlerësimin e tij do t’a marrë 5-7 ditëve”, theksoi më tej Berisha. Pas njoftimit të qeverisë se norma e xhiros për bizneset e vegjël do të jetë 5 milionë lekë, bashkiakët e majtë protestuan ndaj uljes së të ardhurave, duke i vendosur si kusht kryeministrit, mosprekjen e skemës aktuale. Taksa për biznesin e vogël (Shitje me pakicë e shumicë)KategoritëXhiro vjetore0-2 milionë lekëTatimi45000 lekë/vitXhiro vjetore2-3 milionë lekëTatimi68000 lekë/vitXhiro vjetore3-4 milionë lekëTatimi83000 lekë/ vitXhiro vjetore4-5 milionë lekëTatimi98000 lekë/ vitXhiro vjetore5-6 milionë lekëTatimi113000 lekë/vitXhiro vjetore6-7 milionë lekëTatimi128000 lekë/vitXhiro vjetore7-8 milionë lekëTatimi143000 lekë/ vitRama: Përshkallëzojmë protestat në 2010Aristir LumeziKreu socialist tha dje se në vitin 2010 vendi do ndahet nga pushteti aktual. Socialistët i dhanë dje fund për këtë vit protestave për hapjen e kutive me një miting proteste përpara parlamentit. “Opozita do ta bëjë 2010-ën vitin e ndarjes së Shqipërisë me këtë pushtet. Ky pushtet që e ka kthyer parlamentin në skenën e shthurjes së turpshme të gjuhës, ku bëjnë paradë gojët e përdala të shërbëtorëve të Sali Berishës dhe ku Sali Berisha duartrokitet për sharjet me libër shtëpie të opozitës, na thotë se dialogu bëhet në parlament”, u shpreh Rama. Ai e cilësoi kryeministrin Berisha Stalinin e fundit në Evropë ndërsa kryeparlamentaren Topalli si stalinisten e fundit. Sipas tij, nëse nuk hapen shqiptarët do të jenë më shumë në shesh se në 20 nëntor. “Hap kutitë ose largohu Sali Berisha. Përderisa kutitë nuk hapen ne s’do presim që Shqipëria të ribjerë në greminë, po do protestojmë për të larguar qeverinë. 100 mijë ishim në 20 nëntor në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Edhe më shumë do të jemi pas Vitit të Ri kur protesta do të përshkallëzohet në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Rama. Kreu socialist u shpreh i gatshëm për dialog, por fillimisht sipas tij duhet të hapen kutitë. “Jemi gati për dialog demokratik për zgjidhjen e krizës, jo për dialog në mos hapjen e kutive, ky nuk është dialog është mënyrë për të kaluar lumin. Ta harrojnë se kjo opozitë do të bëhet kalë për të kaluar lumin, ta harrojnë që kjo opozitë do të kthehet në parlament për të folur përsëri për kutitë e pahapura” tha Rama ndërsa bëri të ditur se viti 2010 do të fillojë me protesta shesh më shesh e rrugë më rrugë deri në hapjen e kutive të votimit ose largimin e Berishës që ai e quajti “kryeministri pinok”. Edhe në mitingun e djeshëm të protestës në qendër të tij ishte hapja e kutive të votimit. Kryesocialisti theksoi bindjen e opozitës për të vazhduar aksionin politik në emër të gjithë shqiptarëve që për shkak të krizës ekonomike nuk mund të festojnë. BiznesiKryesocialisti iu përgjigj gjatë mitingut edhe deklaratës së kryeministrit Berisha për taksat e biznesit të vogël. “Sot kryeministri pinok i Shqipërisë bëri një tërheqje të imponuar nga presioni i kryetarëve të bashkive e komunave të opozitës lidhur me taksën e biznesit të vogël. E cila do të vazhdojë të mbetet një taksë vendore edhe për bizneset me mbi 5 milionë lekë. Kjo do të thotë që kjo e ardhur e bashkive nuk do të rrufitet nga qeveria siç qe plani deri sot, por njëkohësisht ky fakt nuk e shpëton aspak biznesin e vogël me mbi 5 milionë lekë nga falimentimi apo rritja e çmimeve. Sepse Pinoku që kemi kryeministër tha sot një tjetër gënjeshtër të madhe të radhës kur deklaroi se me këtë tërheqje po mbështet biznesin e vogël përderisa, në të vërtetë, nuk u tërhoq as nga vendosja e TVSH-së e as nga tatimi i fitimit mbi këtë biznes në mes të acarit që ka pllakosur ekonominë”, u shpreh Rama. A kërkoi heqjen e TVSH-së dhe tatim fitimit nga biznesi i vogël. “a pse protesta jonë, ashtu sikundër protesta e bashkive dhe komunave të opozitës, në mbrojtje të ekonomisë vendore, nuk ndalet pa u hequr TVSH-ja e tatim fitimi mbi biznesin e vogël deri kur të kalojë kriza ekonomike, e cila vetëm do të rëndohet vitin e ardhshëm. Protestojmë e do të protestojmë sepse jemi plotësisht të vetëdijshëm se kjo masë, gjoja në emër të luftës ndaj evazionit fiskal, në këtë kohë krize që prek më shumë më të dobëtit, është e barabartë me falimentimin e një pjese të konsiderueshme shërbimesh të biznesit të vogël”, u shpreh Rama. Duke e vënë theksin në rritjen e ccmimit të energjisë elektrike, vështirësitë ekonomike me të cilat do të përballen qytetarët dhe bizneset gjatë vitit që po troket, lënien në harresë të ish të përndjekurve politikë, Rama ritheksoi vendosmërinë e opozitës për të ccuar deri në fund betejën për hapjen e kutive të votimit, ku sipas tij fshihet vendimi i shqiptarëve “për tu qeverisur nga një politikë që hallin që nuk e zgjidh e qan me sinqeritet”. “Protesta jonë në emër të çdo shqiptari” Deputeti socialist Sajmir Tahiri tha dje se protesta e opozitës bëhet në emër të ccdo shqiptari që sipas tij, proteston në heshtje kundër pamundësisë për të jetuar në një shtet që garanton të drejta të barabarta. “Qeveria jonë ka zgjedhur të pasurohet në kurrizin e shqiptarëve. “Hap kutitë ose largohu” është thirrja jonë, është alternativa e vetme për të shpëtuar shqiptarët nga duart e pista të këtij njeriu që nuk po ndalet pa vjedhur gjithçka në këtë vend” theksoi Tahiri.