Mesi, lojtari më i mirë në botë
Argjentinasi Lionel Mesi koleksionoi trofeun e tij të parë “Lojtari më i mirë në botë FIFA” (FIFA World Player of the year) për vitin 2009 gjatë ceremonisë madhështore gala të mbajtur në “Shtëpinë e kongreseve” në Cyrih të Zvicrës. Një mbrëmje për t’u kujtuar gjatë nga sulmuesi i Barcelonës, që pak javë më parë fitoi trofeun e “Topit të artë 2009”, që jepet nga revista prestigjioze “France Football”. Të pranishëm në ceremoni ishin yje dhe ish-lojtarë të famshëm të futbollit botëror, figura të shquara, të cilët shijuan muzikën e pop-starit italian Laura Pauzini. Mesi pati një vit 2009 të jashtëzakonshëm, duke udhëhequr klubin e tij, Barcelona, në fitimin e gjashtë trofeve: Ligëm e Kampioneve, kampionatin spanjoll, Superkupën e Spanjës, Superkupën e Europës dhe së fundi Kampionatin Botëror të Klubeve. Lionel Mesi grumbulloi 1073 pikë, të dhëna nga trajnerët dhe kapitenët zyrtarë të ekipeve përfaqësuese nga e gjithë bota, përfshirë dhe trajnerin e Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe dhe kapitenin Altin Lala. Portugezi Kristiano Ronaldo u rendit i dyti me 352 pikë, ndërkohë që i treti doli spanjolli Iniesta (196 pikë). Brazilizani Kaka grumbulloi 190 pikë, ndërsa spanjolli Andres Iniesta 134 pikë. 23 lojtarë ishin kandidatë për “Fifa Ëorld Player”, ose të njohur ndryshe si “Lojtari më i mirë në botë” në listën fillestare, të reduktuar më pas në vetëm pesë të tillë: Kristiano Ronaldo, Andres Iniesta, Kaka, Lionel Messi and Ksavi.
Robson
FIFA nderoi legjendën e futbollit anglez Sir Bobby Robson me trofeun “Fair Play”. Ish-trajneri i Anglisë, Robson, ndërroi jetë, më 31 korrik 2009, në moshën 76 vjeç pas një beteje të gjatë kundër kancerit, qysh nga viti 1992. Pllakatin e morri vejusha e tij, Ledi Elsie, e cila ishte e pranishme në “Shtëpinë e kongreseve” në Zurih të Zvicrës. Si trajner, Robson fitoi kampionate në Holandë, Portugali, por dhe në Angl e Spanjë. Presidenti i FIFA-s, Joseph Blater vlerësoi kontributin e tij Robsonit. “Ai gjithmonë tregoi një pasion të madh për lojën dhe ai do tu mungojë gjithë tifozëve në të gjithë globin”.
KUZHE-LALA
Në votimin e lojtarit më të mirë morën pjesë edhe trajnerët dhe kapitenët zyrtarë të ekipeve përfaqësuese nga e gjithë bota, përfshirë dhe trajnerin e Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe dhe kapitenin Altin Lala. Kroati Kuzhe dhe mesfushori i Hanoverit votuan si të parë Lionel Mesin.
Marta, lojtarja më e mirë në botë
Braziliania Marta siguroi një vend të përjetshëm në historinë e futbollit të femrave. 23-vjeçarja fitoi çmimin e FIFA-s, si lojtarja më e mirë në botë, duke dëshmuar rritjen e standardit të futbollit për femra në Brazil. Lojtarja fitoi për herë të katërt çmimin e FIFA-s. Kandidate ishin Kristiane, Inka Grings, Birgit Prinz, Kelly Smith dhe kampiones në fuqi, Marta.
Kina merr Medaljen e Zhvillimit
FIFA nderoi Kinën me Medaljen e Zhvillimit, pasi vendi më i populluar në botë është angazhuar seriozisht dhe sukseshëm në modernizimin e infrastrukturës sportive. Kina është një nga projektet pilot të FIFA-s, ndërsa puna e federatës së saj është një triumf i vërtetë. 6 milionë dollarë ishin investimet kinezë në 44 qytete, të cilat u shërbejnë të paktën 1 milionë të rinjve.
22 Dhjetor 2009