E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama Po perballemi me jakat e bardha

/ /

Kreu i shtetit ka shfrytezuar Konferencen Shkencore te Shkolles se Magjistratures me teme Drejtesia - Virtyt dhe detyre qe perfeksionon vullnetin e perhershem te cdo gjyqtari dhe prokurori per te kritikuar kryeprokuroren teksa ka thene se tani eshte koha per te dhene drejtesi.
Kryeprokurorja
Ne ceremonine e diplomimit te dhjete magjistrateve prokurorja e Pergjithshme Ina Rama tha se prokuroret e gjyqtaret nuk perballen vetem me krimin e rruges por edhe me krimin e jakava te bardha term qe perdoret per zyrtaret e shtetit. Funksioni i prokurorit e gjyqtarit te vendos para situatave qe duhet te shoqerohen me vendimmarrje te rendesishme. Nje prokurori i duhet sot te perballet jo vetem me krimin e rruges per te cilin ka degjuar e ka mesuar te flitet neper shkolla e per te cilin mendon se e ka nje zgjidhje ajo me e veshtira eshte pikerisht perballja me krimin e ashtuquajtur te jakave te bardha ai i cili nuk ka nje pamje brutale te lexueshme por gjendet i kamufluar mes formash te sofistikuara veprimesh financiare fshihet pas trafikut te influencave dhe eshte ndonjehere aq prane sa te behet e pabesueshme se mund te kete edhe ate pamje tha Ina Rama.
Reagimi i Topit
I menjehershem ishte reagimi i Presidentit Bamir Topi sipas te cilit mesazhi per akuzat publike te klases politike ne vend duhet te jete i qarte. Kreu i shtetit tha se sigurisht qe ka progres te vazhdueshem por ka nevoja pa fund per te persosur punen ne kete institucion ku nuk eshte nevoja ndoshta qe ti referohemi nese i kane jakat e bardha apo me viza por besoj qe mesazhi me i mire duhet te jete ai qe jepet drejtperdrejt. Ai mesazh te cilin e kam dhene edhe dite me perpara ku klima politike dhe nuk deshiroj te rikthehem ne perseritje eshte super e ngarkuar. Ne te njejten kohe sipas tij prokuroria shqiptare nuk ka pasur asnjehere kaq shume material sa akuzat publike te dy muajve te fundit te kundershtareve politike. Asnjehere institucionet tona te ketij niveli nuk besoj te kene pasur me shume lende te pare per te punuar dhe per tu ekspozuar. Keshtu qe eshte koha per drejtesi. Koha per drejtesi ka qene gjithmone dhe do te jete vijoi me tej Topi. Replikat

Ina Rama Funksioni i prokurorit e gjyqtarit te vendos para situatave qe duhet te shoqerohen me vendimmarrje te rendesishme. Nje prokurori i duhet sot te perballet jo vetem me krimin e rruges per te cilin ka degjuar e ka mesuar te flitet neper shkolla e per te cilin mendon se e ka nje zgjidhje ajo me e veshtira eshte pikerisht perballja me krimin e ashtuquajtur te jakave te bardha ai i cili nuk ka nje pamje brutale te lexueshme por gjendet i kamufluar mes formash te sofistikuara veprimesh financiare fshihet pas trafikut te influencave dhe eshte ndonjehere aq prane sa te behet e pabesueshme se mund te kete edhe ate pamje.
Bamir Topi Sigurisht qe ka progres te vazhdueshem por ka nevoja pa fund per te persosur punen ne kete Institucion ku nuk eshte nevoja ndoshta qe ti referohemi nese i kane jakat e bardha apo me viza por besoj qe mesazhi me i mire duhet te jete ai qe jepet drejtperdrejte. Ai mesazh te cilin e kam dhene edhe dite me perpara ku klima politike dhe nuk deshiroj te rikthehem ne perseritje eshte super e ngarkuar. Asnjehere institucionet tona te ketij niveli nuk besoj te kene pasur me shume lende te pare per te punuar dhe per tu ekspozuar. Keshtu qe eshte koha per drejtesi. Koha per drejtesi ka qene gjithmone dhe do te jete.

Adi Shkembi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›