Doktor Polikron Çelo: Alergjitë ushqimore, pse ngatërrohen me sëmundje të tjera
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Alergjitë nga ushqimet shfaqen njësoj si shenjat e reaksionit alergjik për shkaqe të tjera apo sikurse edhe problemet e çrregullimeve të zakonshme të aparatit tretës. Kjo ngjashmëri vështirëson dallimin midis tyre dhe bën që shpesh të vendoset vend e pavend diagnoza alergji ushqimore pra dhe kur alergjia nuk është e kësaj natyre. Kjo është arsyeja që raportohen shifra jo të sakta, që arrijnë deri në 20%, ndërsa në të vërtetë nuk përbëjnë më tepër se 1 deri 2%. Nuk bëhet fjalë për ilustrime, po për të treguar se deri ku arrijnë gabimet me të cilat lidhen pasojat (përjashtohen pa të drejtë produkte me vlera të veçanta për proceset e rritjes), prandaj kujdes,-thotë pediatri Polikron Çelo,- mos u nxitoni, asnjëherë mos veproni pa u konsultuar me mjekun.
-Doktor Polikroni, kur duhet të dyshojnë prindërit për alergji nga ushqimet tek të vegjlit e tyre?
Në të gjitha moshat fëminore, vjelljet e përsëritura, diaretë e zgjatura (rrallë fecie me gjak), rënia në peshë, dhimbjet e barku (ndonjherë të forta) dhe të përsëritura, janë shenja që mund të shkaktohen edhe nga alergjia ushqimore. Gjatë muajve të parë të jetës, të vjellat me rënie në peshë, shoqëruar ose jo me
diarre, janë shenja që duhet të ngjallin dyshime; jo vetëm në ata me ushqyerje artificiale por dhe për fëmijët që ushqehet vetëm me gji (sensibilizimi mund të vijë dhe nga ndonjë ushqim që merr nëna). Sa herë fillimi i një ushqimi të ri, shoqërohet me shenja që fëmija nuk i ka patur, si diarre, vjellje, gromësira, fryrie barku, kruarje, gjendje të përgjithshme jo të mire, kur shfaqen disa shenja të lidhura me ushqime të veçanta (shenja të cilat nuk hasen vetëm në alergjitë ushqimore, prandaj quhen të dyshimta), duhet dyshuar.
-Dhe cilat janë disa nga shenjat më tipike?
Shenjat mund të jenë njolla të kuqe në lëkurë, kruarje, sekrecione nga hundët, ndyshimi i ngjyrës dhe konsistencës së fecieve etj). Nëse pas marrjes së ndonjë ushqimi, fillojnë papritur vjellje të pandërprera (duke mos mbajtur as ujin), të dala jashtë shumë të shpeshta dhe të ujshme (10 deri 15 herë në ditë), shoqëruar me keqësim të menjëhershën të gjendjes së përgjithshme, midis shkaqeve të tjera mund të jetë dhe një alergji ushqimore. Me shfaqjen e këtyre shenjave, të ashtuqujtura të alarmit, ndërprisni ushqimin që dyshoni, ruani të vjellat dhe feçiet (mund të nevoiten për sqarimin e shkakut) dhe lidhuni shpejt me mjekun. Rëndësi të vecantë ka sqarohet mirë nëse gjëndja e krijuar ishte për shkaqe alergjike. Nëse po, kemi një shkallë alergjizimi shumë të lartë dhe të rrezikshme për jetën,
Prandaj,.kurrë mos i jepni fëmijës asnjë ushqim, pa u njohur më parë me përbërësit e tij. Ata që kanë shfaqur shënja alarmi janë të rrezikuar jo vetëm nga ushqimet e njohura prej prindërve, por dhe nga përbërës sado të pakët të tij, në asortimente të ndryshme. Ja psh: duke ngrënë një biskotë, pa e ditur se përmban kikirik ndaj të cilit fëmija është alergjik, mund të shpërthejë një reaksion ndonjëherë i rëndë dhe i rrezikshëm për jetën.
-Fëmija ka shfaqje alergjie nga ushqimi, si të veprojmë?
Për rastet që nuk përbëjnë urgjencë, deri sa të lidhemi me mjekun, është mirë që gjatë kësaj periudhe të mënjanohen përkohësisht nga dieta: e bardha e vezës, arrat, lajthitë, cokollatat, coca-cola, fragolat, kivi, agrumet, djathi, mëlcitë, peshku merluc e ton, sardelet, sallamet, frutat e detit, fasulet, bizelet, gështënjat, produktet e konservuara në kuti, pastërmatë, specat dhe kafeja. Mënjanimi i ushqimit të dyshuar, duhet të shoqërohet me përmirësimin e ndjeshëm deri në zhdukjen e shpejtë të shenjave, ndërsa ridhënia, me ricfaqien e tyre. Kjo provë me vlera orientuse është e mjaftushme për lidhjen e mundshme me ndonjë ushqim i cili përkohësisht duhet mënjanuar, deri sa të merret mendimi i mjekut. Nëse në periudhë qetësie, dhënia e të njëjtit ushqim shkakton urtikarie, atëherë ai duhet përjashtuar nga dieta.
-Si mund të gjendet shkaktari i alergjisë ushqimore?
Gjetja e shkakut nuk është gjithmonë e lehtë, kërkon vëmendje dhe mbikqyrje tepër të kujdesshme nga ana e familjarëve, më tej për çdo dyshim, duhet lidhur me mjekun. Çdo veprim i nxituar, mund të jetë i gabuar, ndonjëherë dhe me pasoja. Por për të sqaruar gjendjen ndihmojnë të dhënat personale dhe familjare (anamneza) për dukuri alergjike, ankesat dhe shenjat që kanë tërhequr vëmëndjen pas fillimit të një ushqimi të ri. Prova diagnosike përjashtuse (eliminuese). Kjo provë nuk duhet kryer në asnjë mënyrë në fëmijë që kanë shfaqur më parë qoftë dhe një nga shenjat e alarmit, pasi është me rrezik për jetën.
-Si bëhet prova përjashtuese?
Mënjanohet nga dieta për 7-10 ditë, produkti i dyshuar. Kjo duhet të çojë patjetër në përmirësimin e shenjave të shfaqura, ndërsa ridhënia e po këtij produkti brenda një kohe që nuk kalon 7ditë, duhet të çojë në rishfaqjen e shenjave të mëparshme (fillimisht jepet në sasi shumë të vogël, me rritje progresive). Nëse dyshimi vërtetohet, ai duhet përjashtuar nga dieta për disa muaj (për të parë mënyrën e reagimit), pastaj mund të fillohet përsëri gjithmonë në sasi fare të vogël, me shtim progresiv dhe i përzier me produkte të tjera. Provat kryhen vetëm në laboratore të veçanta, po ka mendime se nuk janë gjithmonë të besueshme (në raste të veçanta mund të bëhen të rrezikshme).
-Ka ndonjë lidhje midis alergjisë ushqimore dhe astmës?
Po. Alergjia mund të jetë shkaku i shumë dukurive të sistemit të frymëmarrjes, përfshi astmën bronkiale. Astma mund të shfaqet me shenjat e njohura të saj, por ndonjëherë shprehet vetëm me një kollë vetëm natën kolla e natës. Kjo nuk është një shenjë absolute, por dyshimet përforcohen nëse fëmija ka dhe shfaqje te tjera alergjike të lidhura me ushqime të veçanta. Nese ushqimi i dyshuar përjashtohet, atëherë duhet të shoqërohet me ndërprerjen e kollës dhe ridhënia e tij, të çojë në gjndjen e mëparshme.
Disa nga produktet me më shumë mundësi alergjizuese
Kryesojnë:
Qumështi i lopës
Veza
Soja
Arrat
Kikirikët
Disa lloje peshku
Nënproduktet e Kungulleshkat
e qumështit Spinaqi
Veza Suxhukë, sallame
Peshqit Çokollatat
Krostatet Lëngjet e përgatitura nga industria
Frutat e detit Patatinat
Ushqimet në kuti Ëmbëlsira (disa)
Misri Fruta: lule shtrydhe, fruta tropikale (kivi, ananas)
Arrat, bajamet, lajthitë Ngjyrosës dhe konserevantë ushqimorë
Domatet Aromat e disa produkteve (gjalpë, karamel etj)
Agrumet Hirra e djathit
Produkte që japin disa herë alergji
Kos, djathë, gjizë, salcë, krem, margarinë, akullore, çokollata me qumësht etj.
pastat me vezë, majonezat, budinku, ëmbëlsirat etj.
Si ushqehen foshnjat alergjike nga proteinat e qumështit të lopës
Është mjaft tipik dhe shfaqet në muajt e parë të jetës, me fillimin e qumështit të lopës. Shenjat mund të jenë të menjëhershme ose të vonshme. Shenja të menjëhershme, të lidhura me aparatin tretës (vjellje, diarre, fryrje e dhimbje barku) ose jashtë tij (urtikarie, rrjedhje hundësh, shenja krizash asmatiforme, deri në gjendje të rënda e të rrezikshme për jetën si p.sh. shok anafillaktik). Shenja të vonshme të lidhura me aparatin tretës (malabsorbime, kolite) ose jashtë tij si dermatite atopike, astmë, etj. Në raste të veçanta, alergjizimi mund të ndodhë edhe gjatë ushqyerjes me gji nga kalimi i proteinave të qumështit të lopës, në të nënës. Me mënjanimin e qumështit të lopës, përmirësimet janë të shpejta dhe të dukshme, po nëse dhënia e tij përsëritet, ato rishfaqen, ndonjëherë dhe më të rënda. Por, si do të ushqehet fëmija me alergji nga qumështi i lopës, kur nëna ska gji? Thelbësore, të përjashtohet menjëherë qumështi i lopës dhe të gjitha nënproduktet që përmbajnë qoftë dhe përqindje shumë të vogël të tij. Fëmija mund të ushqehet me: qumësht soje, psh Aptamil soya, Mellin Soia etj., në fëmijët pa çrregullime të aparatit tretës. Raste alegjie prej tyre janë hasur nga 10 deri në 30%. Mund të përdoret qumësht hidrolizat. Emrat janë të ndryshëm si Nutramigen, Progestimil, Hipolac, Aptamil progestimil, Nutramigen, Nutrilon Pepti, Humana SL, Isomil, Neo-Soyal etj - këshillohen sidomos në fëmijë me çrregullime të aparatit tretës, ku qumështi i sojës nuk mund të jepet për arsye se rritet ndishëm përqindja e sensibilizimit ndaj saj. Formulime me bazë aminoacidesh jepen vetëm në raste të jashtëzakonshme
(alergji e rëndë ndaj qumështit të lopës, intolerancë nga shumë ushqime). Oligoantigenikë këshillohen në latantë që nuk tolerojnë formulat tradicionale. E tillë është dieta Rezza-Cardi (krem orizi 70 gr, vaj ulliri 40 gr, mish qengji homogjenizat 100 gr, calcium glukonat 300 mr, kripë 300 mr, ujë 1 litër).
Ushqime të lejuara dhe të ndaluara në alergjitë ndaj qumështit të lopës
Të lejuara Të ndaluara
Qumësht nëne, soje, dhije Qumësht lope, qumësht industrial, kos,
Të gjitha drithërat djathë, gjalpë, gjizë, pana
Kuti drithërash me qumësht
Mish pule, gjeli, qëngji, derri Mish lope dhe viçi. Sallame, salçiçe
lepuri dhe kali dhe proshuta me këto mishra
Peshk Gjalpë, pana
Vezë Kos frutash
Vaj ulliri Embëlsira me qumësht
Cdo frutë Jo vitamina dhe produkte farmaceutike
Ëmbëlsira pa qumësht lëngje industriale frutash
Kamomil, kakao, kafe koka-kola etj
çaj, karamele frutash,
Ky lajm është publikuar: 28/02/2010