"Doktor pilula": Ju shpjegoj se përse duhet mbrojtur Ru486
Për të hyrë në zyrën e tij, duhet të kapërcesh pirgje librash të cilat kanë mbuluar dyshemenë. Mbi tavolinën e punës, në krah të fëmijëve dhe nipërve, qëndron fotografia e Gregory Pincus, babai i pilulës kontraceptive. Edhe pse ka mbushur 82 vjeç, Emile-Etienne Baulieu nuk ka dalë ende në pension, por vazhdon të jetë aktiv dhe të ketë një zyrë personale në "Inserm"-in e Parisit (organizata e vetme publike që i kushtohet tërësisht studimeve për shëndetin). Baulieu është krijuesi i pilulës së abortit "Mister Ru486", ose siç quhet ndryshe për armiqtë "kill pill" (në këtë rast janë italianët të cilët nuk e kanë aprovuar daljen e saj). "Nuk dua të krijoj debate", thotë ai, pasi është kritikuar ashpër nga italianët për këtë shpikje. Gjithsesi, Baulieu është mësuar të mbrohet nga akuzat e të tjerëve. Ai e bën shpesh rolin e avokatit të vetes. "Ru486 është simboli që Vatikani e urren, sepse lidh shkencën me gjininë femërore", thekson eksperti.
Me një siguri të jashtëzakonshme, flokë të thinjur, shikim të drejtpërdrejtë dhe një buzëqeshje dashamirëse, ky burrë duket sikur nuk dëshiron të plaket asnjëherë. Ka drejtuar Akademinë e Shkencave deri në vitin 2004 dhe vazhdon të jetë një nga njerëzit më të rëndësishëm të botës mjekësore franceze. Këto ditë është i shqetësuar për pilulën që ka krijuar, sepse ende nuk është aprovuar në Itali. "Problemet e ndërgjegjes mbi abortin janë të vjetra po aq sa vetë njerëzimi. Natyrisht që nuk jam unë ai që mund t‘i zgjidh përfundimisht", komenton ai, duke mbledhur supet. "Në jetën time kam kaluar kërcënime, kundërshtime, revolta. Duhet të ma kishit vënë veshin, kur fola 20 vjet më parë në Kolegjiumin e Francës. Gjatë viteve ‘90, kur udhëtova drejt Uashingtonit gjeta disa kartela që i krahasoja me ato të doktor Mengeleit, por kjo ka kaluar tashmë. Nuk e kuptoj se pse Italia është kaq e vonuar: dëshiron të nxisë një debat që në pjesën tjetër të botës është mbyllur para dhjetë vitesh".
Baulieu nxjerr nga një sirtar një dosje me kartela. "Kur marr pjesë nëpër konferenca, citoj shpesh këtë frazë: ‘Fundja askush nuk e di me saktësi se kur fillon jeta e njeriut‘. Kjo është shprehja e Joseph Ratzinger, kur ishte në krye të Kongregacionit për Doktrinën dhe Besimin. Si intelektual e respektoj shumë, por është e qartë se sot nuk ndodhemi në pozita të barabarta".
Pilula u zbulua krejt rastësisht në vitin 1982. "Po kërkonim një sistem për të ndaluar receptorët e progesteronit, hormonit të shtatzënisë. Pilula pihet gjatë 8-të javëve të para të shtatzënisë dhe nuk e lejon embrionin të zhvillohet në mitër, duke provokuar një abort të pavullnetshëm. Disa paciente, te të cilat kemi bërë eksperimente në Zvicër, dy ditë pasi kishin kryer abortin kimik, shkuan për të bërë ski", tregon Baulieu. Gjithsesi aborti kimik është i dhimbshëm. Një femër, dy ditë pasi ka pirë pilulën, duhet të konsumojë një tjetër substancë (prostaglandinën) që provokon kontraktimet për shkëputjen e embrionit. "Natyrisht që nuk mund të them se aborti kimik është i këndshëm apo i thjeshtë. Asnjë mjek dhe asnjë pilulë nuk mund ta fshijë dramën e një aborti. Unë jam munduar që t‘i ofroj femrës një mundësi zgjedhjeje. Ru486 lejon që ky moment i dhimbshëm të kalohet në shtëpi mes miqve dhe familjarëve, në intimitet, duke u ndihmuar nga të afërmit. Por gjithashtu njoh shumë femra që më kanë treguar se e kanë lënë veten në dorë të mjekëve: në këtë rast, edhe unë këshilloj anestezinë dhe operacionin".
Ru486 është e autorizuar pothuajse në të gjithë botën. Sipas të dhënave, çdo vit përdoret nga 3 milionë femra, gjithashtu është një ilaç i aprovuar nga Bashkimi Evropian. Ndalohet vetëm në Irlandë, Portugali dhe Itali. Në Francë, ku Ru486 është e komercializuar që prej 1989-ës, gjysma e femrave (46 për qind) zgjedh abortin kimik. Në sektorin publik, përqindja është më e lartë (49 për qind) dhe vazhdon të rritet. Pilula e abortit, siç e quan Baulieu, nuk i ka ndryshuar statistikat e abortit, të cilat në 30 vitet e fundit kanë mbetur të palëvizshme. Në Kinë dhe Indi, kjo pilulë shitet si një ilaç i zakonshëm.
Që prej vitit të kaluar, Ministria e Shëndetësisë franceze ka vendosur që kjo pilulë të jepet edhe jashtë strukturave spitalore, nga mjekët e autorizuar ose ato të familjes. Ru486 mund të konsumohet deri në ditën e 49-të pas ciklit menstrual: më pas, është i mundur vetëm aborti kirurgjikal.
"Suksesi klinik është 95 për qind dhe rreziqet e komplikacioneve janë pothuajse të papërfillshme, por jo më të larta se ato që sjell aspirimi kirurgjikal i embrionit".
Historia e Ru486 nuk ngjason me ato të ilaçeve të tjera. Baulieu është i rezervuar ndaj mediave dhe shtypit të shkruar. "Ka qenë kështu që në fillim. Kardinali i vjetër Lustiger thoshte se bëhet fjalë për një ‘armë kimike kundër fetusit‘ dhe fushata kundër çmonetizimit duket se ka funksionuar. Në 1988-ën, po mbaja fjalim në një konferencë në Brazil, kur disa persona u ngjitën në podium dhe më njoftuan se pilula ishte bllokuar në Francë. Grupi farmaceutik kishte vendosur të hiqte dorë nga produkti i ri për shkak të bojkotimit: ishte diçka e pabesueshme, apo jo? Autori i kësaj ngjarjeje ishte Wolfgang Hilger, një katolik. Gjithsesi qeveria socialiste e detyroi kompaninë gjermane të tërhiqte gjithçka: pilula e abortit u rikthye në treg pas pak ditësh. Ky ilaç është pronësia morale e femrave", u shpreh Claude Evin. Më pëlqen ideja që Ru486 është pilula e femrave, vetëm ato mund të vendosin. Nga ana tjetër, unë nuk kam asnjë lidhje ekonomike me shoqërinë e prodhimit", shton doktori.
Beteja industriale u përsërit edhe në Shtetet e Bashkuara. Por në fund, Presidenti i asaj kohe, Klinton, vendosi që ta regjistronte pilulën në një OJQ që quhet "Population Council". "Ru486 është një pilulë që mund të ketë edhe indikacione të tjera, si kurimin e disa tumoreve, por kjo nuk kujtohet ndonjëherë". Baulieu ka lindur në një familje hebraike nga Alsazia. Gjatë pushtimit nazist ndërroi emrin dhe u bë partizan. "Fillimisht u regjistrova në partinë komuniste, më pas e kuptova se isha i dobishëm për një tjetër botë". Gjatë viteve ‘60 ka jetuar në Amerikë dhe ka punuar me Pinkus. Zbulimi tjetër që mban firmën e tij është hormoni "Dhea", i cili ngadalëson plakjen. Kjo shpikje ndezi një fije shprese, por kishte rezultate zhgënjyese. Ja çfarë ka shkruar e famshmja "Le monde" në adresë të Emile-Etienne Baulieu: "‘Monsieur longuevie‘, jeta mes grave të bukura, artistëve dhe modernizmit". "Monsieur Ru486" nuk e vret ndërgjegjja që miliona fëmijë nuk arrijnë të lindin. "Edhe spermatozoidet janë krijesa të gjalla, por gjatë rrugës për në vezore, miliona prej tyre humbasin dhe për këtë askujt nuk i vjen keq".
Por kur bëhet fëmijë një vezë e fekonduar? Mjeku i moshuar përgjigjet pa hezituar: "Kam dy përgjigje. E para është: kur të tjerët fillojnë ta njohin si të tillë. Për mua përgjigjja e dytë është më precize: gjithçka varet nga gruaja, që nga momenti kur ajo fillon ta ndiejë këtë embrion si një qenie të re. Nëse një femre i vonohen menstruacionet, ajo me të drejtë shprehet kështu: ‘Më janë vonuar‘, ndërsa pas disa javësh thotë ‘Jam shtatzënë‘. Natyrisht që i duhet shumë kohë për të thënë ‘pres një fëmijë‘. Pra është subjektive. E gjitha është një çështje psikologjike".
Ru486
Çfarë është
Ru486 është një pilulë abortive. Konsumimi i saj ndërpret shtatzëninë
Emri
Vjen nga inicialet e laboratorit. Aktualisht prodhohet nga kompania franceze "Exelgyn"
Historia
1982
Është zbuluar nga Etitnne-Emile Baulieu në laboratorët "Roussel-Uclaf" gjatë disa eksperimenteve mbi derivatet e progesteronit
Në 1980-ën
Është eksperimentuar në vende të ndryshme evropiane dhe SHBA. Qëllimi? Për të shmangur abortin klinik
1988
Ru486 u aprovua në Francë dhe Kinë
1991
U aprovua në Angli
2000
Doli në qarkullim në Shtetet e Bashkuara
Polemikat
Në vitet ‘80, shumë vende u ngritën në revoltë kundër pilulës Ru486, sepse ndërpriste shtatzëninë
Si funksionon
Ru486 mund të konsumohet deri në javën e tetë të shtatzënisë
Provokon shqetësime të vogla (temperaturë, dhembje trupi dhe të përziera) duke bërë më të lehtë shkëputjen e embrionit nga mitra
Ku është aprovuar
SHBA, Izrael, Rusi, Ukrainë, Tunizi, Afrikën e Jugut, Moldavi dhe në disa vende evropiane