E Diel, 1 Nëntor 2026

"Top Media" uron me "Këngët e Rinisë"

Tradita vazhdon. Edhe këtë vit, stafi i "Top Media"-s ka zgjedhur nota muzikore për t‘u uruar shqiptarëve festat. "Këngët e Rinisë", një kompozim i Agim Krajkës, vjen e përshtatur dhe e kënduar nga stafi i "Top Channel". Tinguj, urime dhe mesazhe bashkimi për shqiptarët. Kjo ide përshkon gjithë klipin shoqërues të këngës. Një flamur gjigand në sfond dhe një vrapim simbolik i balerinëve përmes Krujës, Beratit, Vlorës, Gjirokastrës e Prishtinës. Stafi realizues ka shkelur në këto qytete, për të sjellë përmes klipit copëza historie shqiptare. Kullës së kalasë së Krujës, dritareve të Beratit, gurtësisë së Gjirokastrës, Sheshit të Flamurit të Vlorës i bashkëngjitet "New Born", skulptura që firmosi ngjarjen më të madhe të këtij viti, Pavarësinë e Kosovës. "Këngët e Rinisë" u transmetua për herë të parë mbrëmjen e djeshme në "Top Channel" e do të vazhdojë deri në ndërrimin e viteve. Përveçse një urim, kjo këngë është edhe një dedikim. Dedikim për atë që e ngriti këtë traditë, presidentin e ndjerë të "Top Media"-s, Dritan Hoxhën. Në ngjarjet e mëdha të këtij viti, ndarja e tij nga jeta ishte një humbje. Kjo këngë, përveçse një urim, është një falënderim dhe vazhdim në gjurmët e tij. "Kjo këngë është edhe një shenjë respekti ndaj presidentit të ndjerë të ‘Top Media‘-s, Dritan Hoxha. Është një traditë e krijuar nga i ndjeri Dritan Hoxha, ndarja nga jeta e të cilit, përveç sukseseve shqiptare të këtij viti, ishte një humbje shumë e madhe. Duke vazhduar këtë traditë të bukur, ne respektojmë të gjithë kontributin që ai ka dhënë për bashkimin e shqiptarëve kudo që ndodhen dhe për gjurmët e mira që ka lënë në kulturën dhe shoqërinë tonë", shprehet regjisori Bojken Lako. Nota të tilla optimizmi përcillen përmes fjalëve të këngës. Teksti i përshtatur për ditët e sotme i drejtohet rinisë dhe shqiptarëve kudo që ndodhen. "Pranvera erdhi dalëngadalëDhe lulet çelin pemë e liriFluturimin morën shqipe të rejaMe ju o këngë e zjarr të rinisë. "Ky ka qenë një vit i shqiptarëve. Arritja më e madhe ishte Pavarësia e Kosovës. Ne menduam që të kishte një lidhje midis Shqipërisë e Kosovës, që shpresojmë të ndihet më mirë edhe në video. Ne shkojmë në çdo skaj të shqiptarëve, nga Prishtina në Gjirokastër, për t‘i bashkuar ata", thekson Lako. E në fakt, kënga është një udhëtim shpirtëror dhe një nxitje për arritje e ngjarje të tjera të mëdha. Një investim serioz për të mbajtur më këmbë një traditë. Dhe përzgjedhja nuk është e rastësishme. "Këngët e Rinisë" është një nga këngët më të famshme të kohës së kaluar e shkruar për rininë. Ne kemi marrë të njëjtin tekst, duke e përshtatur për kohën e sotme, për rininë tonë dhe për gjithë Shqipërinë. Orkestracioni dhe përpunimi që ne kemi bërë paraqet gjithë energjinë e rinisë shqiptare e sigurisht edhe atë të "Top Channel", shprehet orkestruesi Dorian Gjoni. Në prag të ndërrimit të viteve, kjo këngë i kushtohet edhe një viti pune intensive dhe energjike në "Top Media", në përpjekje për të qenë vazhdimisht pranë shqiptarëve kudo që ndodhen, jo vetëm përmes informacioneve, por edhe platformave që i kanë bërë të gjithë të ndjehen më afër, edhe ata që prej vitesh kanë zgjedhur të jetojnë larg Shqipërisë. Për ata të rinj, të cilët kanë gjetur një dritare shprese dhe për ata që energjinë e tyre duan ta japin për këtë vend. Kjo kartolinë urimi "thërret" se "Historia, zë e fletDhe çdo germë e saj, dhe mendimetRrugën marrin shkojnë larg".

Dorian Gjoni, orkestrues
"‘Këngët e rinisë‘ është një nga këngët më të famshme të viteve të shkuara. Ajo është krijuar nga kompozitori Agim Krajka në vitet ‘80. ‘Këngët e rinisë‘ është një nga kompozimet më të famshme të asaj periudhe, e shkruar për rininë. Ne kemi marrë të njëjtin tekst dhe e kemi përshtatur atë për kohën e sotme, për rininë e ditëve tona dhe për të gjithë Shqipërinë. Orkestracioni dhe përpunimi që ne kemi bërë, paraqet të gjithë energjinë e rinisë së Shqipërisë e sigurisht edhe atë të "Top Channel" dhe të të gjithë stafit të Top Media"-s.

Bojken Lako, regjisor
"Meqë ky është një vit i suksesshëm për të gjithë shqiptarët në përgjithësi, ne zgjodhëm ‘Këngën e Rinisë‘ si urim për shqiptarët. Suksesi më i madh ishte arritja e Pavarësisë së Kosovës, por pati edhe shumë suksese të tjera. Për këtë arsye, ne menduam që jo vetëm kënga, por edhe videoklipi të kishte një lidhje midis dy personazheve, Shqipërisë e Kosovës. Shpresojmë të ndihet mjaft mirë edhe në video. Ne shkojmë në çdo skaj ku ka shqiptarë, nga Prishtina në Gjirokastër, ne shkojmë kudo për t‘i bashkuar ata".

Kushtuar Dritan Hoxhës
"Tradita e këngës së përvitshme, e kësaj kartoline urimi muzikore, është krijuar nga Dritan Hoxha, presidenti i ndjerë i ‘Top Media‘-s, i cili humbi jetën këtë vit", thotë Bojken Lako gjatë prezantimit të videoklipit. "Edhe pse i suksesshëm, ky vit shënoi edhe këtë humbje të madhe. Duke vazhduar këtë traditë të bukur, ne respektojmë gjithë kontributin që ai ka dhënë për bashkimin e shqiptarëve kudo që ndodhen dhe për gjurmët e mira që ai ka lënë në kulturën dhe shoqërinë shqiptare", komenton Lako.

KENGET E RINISE

Vini ju plot zjarr këngë të rinisë
Historia, zë e flet

Dhe çdo germë e saj, dhe mendimet
Rrugën marrin shkojnë larg

Dhe më flisni ju, zëra të rinisë
Lindur në këtë kohë, rritur në stuhi

Hapi i saj gjëmon në çdo skaj
Pranë gjithmonë të mbajmë Shqipëri

Si zogjtë e shqipes kur fluturojnë
Për herë të parë lart në qiell
Dhe shqipja nënë me krahë të fortë
Fluturimin bashkë me bijtë ajo merr

Pranvera erdhi dalëngadalë
Dhe lulet çelin pemë e liri
Fluturimin morën shqipe të reja
Me ju o këngë e zjarr të rinisë
*********
Mbanit ju atëherë këngë të rinisë
Ditët tona që gëzojmë
Dhe vrapuat ju drejt jetës
Drejt lirisë që sot mbrojmë
******
Dhe më flisni ju për atë rini
Lindur në këtë kohë, rritur në stuhi
Hapi i saj gjëmon në çdo skaj
Pranë gjithmonë të mbajmë, Shqipëri



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›