Fabio Kapelo: Jeta ime pas topit
Një shtëpi e bukur me tulla, e ndërtuar në vitin 1887, ndodhet midis Belgravias dhe Çelsit. Shumë larg shtëpisë së tij të parë, asaj në rrugën "Ortigara", kur ishte futbollist. Bashkë me një mikun e tij, qëndronte te shtëpia e dy murgeshave. Sot, ndoshta e kujton ende rrugën që ka bërë në jetë për të mbërritur deri këtu. "Nuk kishim telefon. I shkruaja prindërve dy herë në javë", tregon ai. Në restorantin e famshëm kinez, në hotel "Dorchester", e presin si një kryetar shteti. Ai flet lirshëm për udhëtimet dhe gjërat që e emocionojnë. Është kthyer entuziast nga "Kruger Park" por ka ende shumë dëshira. "Dua të shkoj në vende që nuk i kam parë kurrë, ato ku ka luftë ose janë të rrezikshme si Afganistani, Iraku, Jemeni". Sot, Kapelo është 63 vjeç dhe i ka të qarta planet kur të tërhiqet: "Do të pushoj shumë dhe do të jem një gjysh i mirë".
Le të flasim pak për vendet ku keni punuar, si në Itali, ashtu dhe jashtë saj...
Milani ishte më i lehti për të punuar, aty ka një kulturë bazë dhe futbollistë-lider që imponojnë respektimin e rregullave. Edhe Juve po ashtu, gjithçka është e organizuar për të bërë më të mirën. Te Roma ishte më e vështirë të vendosje rregull në punë dhe në të qëndruarit të bashkuar. Herën e parë në Madrid, ku nuk fitonin prej tri vjetësh, kishte një mentalitet fitues dhe kjo i ndihmoi shumë. Hera e dytë ishte impenjative, sepse ishin të paktën tri grupe dhe secili punonte për hesap të tij: spanjollët, amerikanoveriorët dhe të tjerët. I bëra bashkë. Në 12 ndeshjet e fundit kemi bërë gjëra të jashtëzakonshme, falë vullnetit dhe cilësisë. Më vonë, u duk se me lojën time, publiku nuk argëtohej. Nuk e di se sa kënaqet tani, megjithatë si një ish i tyre, shpresoj që madrilenët të kthehen sërish në formën e tyre më të mirë.
Po me anglezët? Në fillim më thoni një kuriozitet: a do ta kishit pranuar detyrën e trajnerit të Francës, Gjermanisë apo Rusisë?
Jo. Sfida ka një shije të veçantë, sepse këtu është shpikur futbolli dhe këta për dekada me radhë e kanë ndjerë veten më të fortët botës, edhe kur nuk fitonin. "The impossible job", thuhet këtu.
A i keni menduar ndonjëherë rastësitë: fitorja e parë italiane në Uembli me një gol të Kapelos në vitin 1973 dhe trajneri i Anglisë pas 35 vjetësh?
Mendoj se jeta ka shumë rastësi, por kjo më befasoi. Në stërvitjen e parë me topin, u impresionova nga teknika e lojtarëve. Në Itali ka shumë paragjykime për anglezët, ndërsa këtu ka për italianët. E rëndësishme është që të besosh dhe të kontrollosh. Kam gjetur një grup të mirë me të "moshuarit" që japin shembull dhe të rinjtë që përshtaten. Kjo është e rëndësishme. Runi është i ri në moshë, por luan si një veteran dhe nuk ka përfunduar ende së "rrituri". Kur është nevoja, di të mbrohet shumë mirë. Që tani, për mua, është mes tre sulmuesve më të mirë në botë. Kam portierin më të mirë mes konkurrentëve në Botëror, Xhejms, dhe për mua është mirë kështu, isha mësuar me Zofin. Nëse më duhet të prezantoj një lojtar të ri, nuk më pengon asgjë që ta bëj.
Përse shumë nga kolegët tuaj nuk e bëjnë?
Duhet të pyesni ata. Mund t‘iu them se kur isha te Milani kisha dëgjuar të flitej mirë për Albertinin, që ishte dhënë "hua" tek Padova. Shkova ta shihja dhe më pëlqeu. Trajneri Kolauti më tha që ta lija atje, kështu do të arrinte të përmirësohej. Është i aftë, iu përgjigjja unë, është gati për Milanin. Marçisio, De Çegli dhe Giovinco shpesh stërviteshin me skuadrën e të rriturve kur isha te Juve. De Rosin e kam zbuluar unë, kuptohej se kishte më shumë personalitet se Akuiliani, përveçse ishte i zoti.
Thuhet se keni ndaluar keçapin, majonezën, salcat...
Dhe patatet e skuqura. Vaji i ullirit mund të zëvendësojë gjalpin. Kam kufizuar përdorimin e celularëve dhe vendosur disa rregulla për veshjet. Kam ndaluar shëtitjet nëpër hotel me pantallona të shkurta dhe shapka me gisht. Gjëra të vogla, por të rëndësishme.
Kapuszinski, që po lexoni, thotë se një gazetar i mirë nuk duhet të jetë cinik. Po një trajner i mirë?
Jo, as një trajner. Ose le të themi se cinizmi nuk është pjesë e pandashme e formimit intelektual të një njeriu. Ajo që ka rëndësi është përvoja dhe ajo që unë e quaj "mësimi i forcave". Mjafton që trajneri të studiojë skuadrën e tij, ta kuptojë mirë dhe të vlerësojë individët dhe grupin. Pas kësaj, moduli i lojës duhet përshtatet me karakteristikat e skuadrës. Sa më shumë lojtarë të zotë të kesh, aq më e thjeshtë është. Është e vërtetë që mua më mungon pankina e një skuadre të vogël, dhe po të isha më i ri, do të doja ta provoja edhe këtë përvojë, por tani në moshën time, jo. Kam ndërmend ta mbyll me Anglinë.
Na tregoni pak më shumë për organizimin e skuadrës?
Nëse disa lojtarë kanë personalitet prej lideri, të parët që e kuptojnë janë shokët e skuadrës. Trajneri duhet të jetë një psikolog i mirë. Pastaj nëse ka edhe intuitë, aq më mirë...
Po për rastin e Bekam?
Më kanë telefonuar nga Milani. E kam thënë dhe e përsëris që David është një profesionist i vërtetë.
Por ju, tek Madridi, shpesh nuk e aktivizonit?
Por, ai reagoi mirë dhe më vonë ia hapa sërish dyert. Ka nevojë të luajë dhe mendoj se te Milani do të bëjë gjëra të bukura.
E ndiqni ende Serinë A?
Sigurisht dhe do të doja ta përgëzoja mikun tim, Reja. Napoli është një risi e veçantë. Ka një portier të mirë dhe nga mesfusha e lart mund të vërë në vështirësi këdo, ndoshta i mungon vetëm një mbrojtës i gjatë. Interi është i njëjti, ndërsa Juve po merr rolin që i takonte. Janë dy skuadrat më të fuqishme. Për Ibrahimoviçin mos më flisni: e doja te Roma, e pata te Juve, tani është përmirësuar shumë dhe të lë përshtypjen se argëtohet në fushë. Milani është në një moment të vështirë, kjo edhe për shkak të dëmtimeve në skuadër, por i ka të gjitha mundësitë për t‘ia dalë mbanë. Roma e filloi keq, por po e merr veten ngadalë.
E kini zili Lipin për ndonjë gjë?
Po, për faktin se në kampionatin italian, 73 për qind e futbollistëve janë italianë, ndërsa këtu anglezët nuk shkojnë më shumë se 38%. Edhe disa që më duheshin si Karager dhe Shols, hoqën dorë nga kombëtarja.
Njëlloj si Toti...
Pasi fiton një Botëror, edhe mund ta marrësh një vendim të tillë.
Dy kampionët e mëdhenj, Bobi Çarlton dhe Hurst, kanë bërë një krahasim mes jush dhe Alf Ramsejit...
Më bëhet qejfi, por ky krahasim nuk mund të bëhet. Sër Alf është pjesë e historisë së futbollit anglez, unë maksimumi pjesë e rubrikave të këtij sezoni.
A ekziston një futboll anglez, britanik, apo gjithçka është e përzierë?
Çelsi të kujton Interin, jo vetëm sepse aty kaloi Murinjo, por edhe se Drogba bën të njëjtën punë si Ibravimoviç. Arsenali bën një lojë të bazuar në pasime dhe në disa pika mund të kujtojë Milanin, që në të vërtetë unë do ta lidhja me Mançester Junajtid për kërkimin e vazhdueshëm të cilësisë. Liverpuli për italianët, është vërtet skuadër angleze. Bën lojë të mbyllur dhe qarkullon shumë topin. Ajo që mbetet është fakti se ata që i kanë dhënë emër futbollit anglez nuk kanë qenë trajnerë anglezë: skocezi Ferguson, portugezi Murinjo, spanjolli Benitez.
A takoheni shpesh me trajnerët e tjerë?
Atëherë kur duhet. Si trajner i kombëtares, jam edhe president i Shoqatës së Trajnerëve. Ndonjëherë takohemi dhe hamë ndonjë darkë bashkë. Ashtu siç takoj Trapatonin, që vjen të takojë irlandezët dhe Tardelin, që banon këtu pranë. Mes ndeshjeve të kupave të ndryshme dhe kampionatit, shoh të paktën tri në javë. Për të tjerat, është Londra, qytet i mrekullueshëm, ku mund të gjesh gjithçka: arti, teatri, muzika, tregjet. Më mungon vetëm "National Gallery" për të vizituar.
Ndonjë koment për shortin e Kupës së Kampioneve?
Djallëzor dhe magjepsës. Të gjitha ndeshje të hapura, ku nuk mund të bëhen parashikime, pasi që tani deri në shkurt, mund të ndryshojë shumë forma e skuadrave. E vetmja gjë e sigurt dhe e dhimbshme është se ndonjë skuadër kandidate për finalen do të eliminohet që në tetëshe.
Si ju duket Italia nga këtu?
Vendi i mbeturinave dhe të verbërve. Mbeturinave, sepse shumë njerëz hedhin gjithçka dhe kudo në rrugë; e të verbërve, sepse ne nuk e shohim dhe nuk e kuptojmë. Duke nisur që nga aeroportet. Kush ka qenë në Linate, Malpensa, Fiumiçino, Barajas dhe Hithrou më kupton. Nuk ka respekt për të mirat publike.
Çfarë duhet të ndryshojë në futbollin italian?
Lojtarët duhet të stimulojnë më pak dhe arbitrat të fërshëllejnë më pak. Te ne, loja është e copëtuar, sikur të ishim skllevër të moviolave që do të vijnë e që do t‘u tregojnë për kontaktet që kanë pasur në fushë. Po ç‘do të thotë kjo? Futbolli është loja e kontakteve. Pastaj, ultrasit duhet vetëm të bëjnë tifo, jo të shkaktojnë rrëmuja dhe trazira. Për më tepër, nuk duhet të lejohet që të thonë: ne nuk duam Vierin, apo Stankoviçin.
Plani i Blaterit 6+5?
Qëllimi është i mirë, por nuk besoj se do të aprovohet kurrë?
Ngjarja e vitit?
Zgjedhja e Obamës President.
Planet kur të dilni në pension?
Do të jem një gjysh i mirë dhe do të udhëtoj shumë. Më pëlqen ideja se mund të udhëtoj edhe kur të vdes, ndërsa ideja e varrit nuk më pëlqen. E kam vendosur: djegie, shpërndarja e hirit në erë dhe gjithçka merr fund.
Familja
Fabio ka një martesë dhe një familje të shëndetshme. Gruaja e tij, Laura, është një zonjë simpatike nga Bolonja, ndërsa dy fëmijët i kanë kaluar të 20-at. Laura ka qenë një nga mbështetëset kryesore në karrierën e tij dhe një nga ndjekëset më të rregullta të ndeshjeve nëpër Evropë. "Për mua, gjëja më e rëndësishme është që të kem një familje të bashkuar dhe përvoja të reja në vende dhe kultura të ndryshme. Ne kemi udhëtuar rreth e përqark botës dhe na pëlqen të shohim site arkeologjike dhe vende me një histori interesante", thotë Kapelo
Debutimi
Debutimi i parë si futbollist ishte në moshën 18-vjeçare me Spal. Ishte viti 1964, kur Fabio Kapelo ishte një mesfushor i qendrës, ndoshta jo më i miri, por kishte një vizion të qartë për lojën. Roma vendosi ta blejë djaloshin e ri në vitin 1967
Goli
Me fanellën azurre, fitoi edhe një vend nderi në historinë e futbollit. Më 14 nëntor të vitit 1973, siglon edhe golin e suksesit të parë italian kundër Anglisë në Uembli
Kombëtarja
Fabio Kapelo është trajneri i 15 dhe i dyti i huaj që merr drejtimin e kombëtares së "Tre luanëve", pas Sven Goran Erikson
Vlerat
Është një nga të paktët njerëz të aftë për t‘i transmetuar çdo skuadre me të cilën punon mentalitetin fitues. Kapelo është i njohur edhe për një virtyt tjetër: di të kultivojë dhe të rrisë kampionë të rinj dhe për ta vërtetuar këtë, mjaftojnë emrat e Françesko Totit dhe Antonio Kasanos
Suksesi
Fabio është një fitimtar. Triumfet e arritura në 20 vitet e fundit flasin vetë. Të gjitha skuadrat që ka stërvitur kanë fituar. Ai është i njohur botërisht si një nga trajnerët më të mirë. Ka pasur sukses kudo, duke fituar respektin e së gjithë botës së futbollit