E Diel, 1 Nëntor 2026

FMN Letonia do të përfitojë një paketë ndihme

Fondi Monetar Ndërkombëtar
kaaprovuarnjëkredi shpëtimtare
për Letoninë prej 2.35 miliardë dollarësh.
Pjesë e kësaj pakete është financuar
nga Bashkimi Evropian
dhe më pas edhe nga Banka
Botërore e vende të tjera. Kjo paketë
do t‘i japë mundësi Letonisë që të
mbajë në gjendje të pranueshme
monedhën vendase, por, nga ana
tjetër, do të kërkojë sakrifikime në
sektorin publik, si shkurtime të
vendeve të punës. Gjithashtu është
parashikuar edhe një rritje e Taksës
së Vlerës së Shtuar nga 18% në
21%. Letonia ka premtuar se do ta
mbajë deficitin e saj në kuota të
ulëta, nën 5%. Vende të tjera të
përfshira në paketën e shpëtimit
janë Republika Çeke, Polonia, Estonia
dhe vendet nordike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›