E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX pushon akuzat per serbet per deshmi te rreme

PRISHTINE- Gjyqtari i EULEX-it ka hedhur poshtë si të pabazë akuzën kundër katër serbëve të dyshuar se me anë të ryshfetit janë përpjekur të nxisin dëshmitarë të rrejshëm për gjoja tregtinë me organe të serbëve të zhdukur në të ashtuquajturën “Shtëpi e verdhë” në Burrel të Shqipërisë, thanë avokatët e të akuzuarve.Ata i thanë agjencisë Beta se të liruarit janë vëllezërit Jashinac nga Shtërpca, si dhe Predrag Zhelkovic dhe Milutin Jaganovic nga Novi Sadi, të cilët në qershor të vitit 2009 qenë arrestuar afër çagllavicës. Aktpadia kundër tyre është ngritur në dhjetor 2009.Sipas Policisë së Kosovës, këta të akuzuar i kanë dhënë ryshfet dëshmitarëve që të pohojnë se kanë qenë viktima të tregtisë me organe. Sipas mediave kosovare në katër të arrestuarit dy ishin pjesëtarë të shërbimit sekret serb BIA. Avokatët e serbëve të liruar thanë se gjyqtari i EULEX-it ka hedhur poshtë aktakuzën për shkak të mungesës së dëshmive, duke konsideruar se procedura e mëtejshme është e pakuptimtë.“Dëshmitë për këtë rast ishin të bazuara në fjalët e policëve dhe të disa dëshmitarëve të privilegjuar, dëshmitarëve me identitet të mbrojtur, por gjyqtari erdhi në përfundim se kjo nuk është e mjaftueshme dhe katër serbët e arrestuar u liruan, thanë avokatët e tyre.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›