Kisha serbe kerkon shkarkimin e peshkopit Artemije
BEOGRAD- Sinodi i shenjtë i kishës ortodokse serbe është mbledhur këtë të shtunë në Beograd për të shkarkuar peshkopin serb Artemije. Artemije vitet e fundit ka kundërshtuar hapur kryesinë e kishës. Peshkopi 75 vjecar akuzohet ndër të tjera edhe për shpërdorim dhe pasurim.Disa qindra priftërinj, murgj dhe të tjerë janë grumbulluar me gjithë stuhinë e dëborës për të mbështetur peshkopin. Udhëheqja e kishës do ta nxisë Artemijen të heqë dorë vullnetarisht përndryshe do ta zëvendosojë kundër dëshirës së tij. Deri në zëvendësimin e tij të plotë posti i peshkopit do të zëvendësohet me një "administrator".Artemije fetar dogmatik është një nga peshkopët më të njohur në Serbi. Ai kishte kritikuar hapur udhëheqjen e vendit, se nuk ka pushtuar me armë Kosovën. Ai ishte shprehur hapur kundër SHBA-së dhe BE-së, kishte dashur të padiste NATO-n dhe ishte për dërgimin e armëve dhe të vullnerarëve nga Rusia në Kosovë.(dwelle/BalkanWeb)