Karnavalet festohen në Tiranë
Magjia e karnavaleve dhe misteri i një balloje me maska shoqeruar nga muzika baroke kane zbritur dje në mbrëmje në kryeqytetin shqiptar. E konceptuar si një mbrëmje veneciane dhe e mbushur me një atmosferë festive, pjesëmarrës ne te ishin personalitete të shquar të politikës, artit. Gjithçka zhvillohej nën kujdesin e veçantë të Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Zj. Jozefina Topalli e cila ishte e pranishme ne kete mbremje festive ku merrin pjese rreth 260 të ftuar.
Nga Venecia në Shkodër e nga Shkodra në Tiranë keshtu i eshte dhene
start krijimit te një traditë te re te festimit te karnevaleve edhe ne
Tirane edhe pse ne nje menyre me mondane sec festohen karnevalet ne
Shkoder apo edhe ne Korce. Nëse kjo festë vazhdon të festohet në Venezia
me të njëjtën madhështi edhe sot e kësaj dite, ku aktiviteti i saj
zyrtar nis në 6 shkurt dhe përfundon 16 shkurt, kjo festë për herë të
parë është festuar në qytetin e Shkodrës rreth 203 vjet më parë.
Duke qenë se këto dy qytete kanë pasur lidhje shekullore me njëra
tjetrën, lidhje që konsistonin në shkëmbimet kulturore, ekonomike edhe
politike, karnavalet e Venezias u bënë shembull i eksportimit të vlerave
kulturore midis dy qyteteve. Duke qenë traditë e një qyteti si Shkodra
dhe origjinë veneziane, organizatorët e ketij eventi Sot Media Group
dhe Codex Publicity e kishin konceptuar mbrëmjen si çelja e një tradite
për ta masivizuar vitin e ardhshëm për tre ditë rresht me qytetarët e
Tiranës në qendër të qytetit.
Mbrëmja veneciane ku te gjithe mbanin
maska te ardhura nga Shkodra e qe synojne tregun venecian kishte një
program të ngjeshur ku performonin xhonglerë, arlekinë dhe akrobatë.Nuk
munguan edhe performancat e kengetareve lirike qe interpretuan disa
pjese klasike shoqeruar nga nje kuartet harqesh qe krijoi atmosfere me
muzikë baroke dhe rondo veneciane.
Mira Tuci