Studimi, edhe pushimet shkaktojne stres
Qe pushimet shkaktojne stres, kete e pranojne shume persona; sidomos ata qe pas disa diteve relaksi do t'u duhet te kthehen serish ne vendet e tyre stresante te punes. Sipas nje studimi te koheve te fundit, te kryer ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, te pyetur me kete rast shumica e punonjesve thane, se lene me shume deshire zyrat per te shkuar me pushime, por kthimi nuk eshte ashtu sic pritet. Ata shpjeguan se burimi me i madh i stresit eshte sidomos dita e pare e punes, menjehere pas pushimeve. Te pakten 77 per qind e te anketuarve mendojne keshtu mes 2065 punonjesve, te angazhuar me kohe te plote apo edhe te pjesshme. Sipas tyre, edhe dita e fundit pas largimit nga puna, drejt nje destinacioni turistik, mund te perjetohet ne menyre traumatike. "Pas gjithe atyre diteve relaksi, eshte i paimagjinueshem kthimi ne pune, dita e pare eshte tmerr i vertete, per te mos thene qe edhe gjate pushimeve e kishim mendjen te rikthimi, qe eshte nje gje shume e pakendshme", ka deklaruar nje nga te anketuarit amerikane. Kete ne fakt e kane konfirmuar rreth 44 per qind e te anketuarve. Por, duket se ne faktorin stres luan rol te rendesishem edhe mosha. Keshtu, studimi ne fjale beri gjithashtu te ditur se punonjesit e rinj, jane ata me te stresuarit kur nisen me pushime, duke qene se jane ende me te pavarur, ndersa te rriturit e perjetojne paksa me lehte, pasi jane me te ndergjegjshem ne lidhje me punen qe i pret kur te kthehen.