Transplanti i dyte i fytyres ne SHBA
James Maki eshte personi i dyte ne SHBA qe i eshte nenshtruar nje nderhyrjeje te veshtire kirurgjikale, per te transplantuar fytyren. 59-vjecari Maki kishte pesuar ne vitin 2005 nje aksident ne shinat e trenit elektrik, ne nje metro ne shtetin e Bostonit. Si pasoje e ketij aksidenti, fytyra e tij ishte teresisht e shperfytyruar. "Jeta ime ka qene plot ulje-ngritje. Ju kerkoj te me lini te qete dhe nderkohe falenderoj te gjithe ata qe realizuan transformimin e fytyres", u shpreh Maki. Kirurget kryen te pacienti ne fjale, nje nderhyrje kirurgjikale qe zgjati te pakten 17 ore. E shoqja e personit qe dhuroi fytyren, ishte gjithashtu e pranishme ne konferencen e zhvilluar diten e djeshme.
"Jeta e tim shoqi mori fund, por sot jam e gezuar qe takoj James Maki, qe pas kaq shume vitesh merr fryme, flet dhe ha vete", u shpreh Susan Withman-Helfgot.
"Jeta e tim shoqi mori fund, por sot jam e gezuar qe takoj James Maki, qe pas kaq shume vitesh merr fryme, flet dhe ha vete", u shpreh Susan Withman-Helfgot.