E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futet per t'u lare, mbytet 18-vjecari

Pogradec- Liqeni i Ohrit shkakton viktimen e pare per kete sezon veror. Endri Bektashi, 18-vjec, nga fshati Remenj i Pogradecit, ka humbur jeten dje teksa lahej ne ujerat e liqenit me shoket e tij. Policia beri te ditur per gazeten "KJ" se ngjarja ka ndodhur rreth ores 11:30, kur eshte marre njoftimi se ne ujerat e liqenit ka gjetur vdekjen nje adoleshent. Endri Bektashi, se bashku me disa shoket e tij, ka hyre ne ujin e liqenit te Ohrit per t'u lare. Kane kaluar vetem disa minuta, kur ate e ka perpire liqeni. Pas perpjekjeve te shumta, kane qene shoket e tij qe e nxoren ne breg te liqenit. Megjithese u tentua t'i jepej ndihma e pare, 18 vjecari nuk mundi te mbijetoje. Nga ana e mjekut ligjor, eshte konstatuar se vdekja ka ardhur si rezultat i asfiksise se shkaktuar nga bllokimi i organeve te frymemarrjes nga uji. Mendohet se renia ne kontakt me ujin e ftohte dhe goditja ne zemer, kane qene fatale per 18-vjecarin. Ne prag te sezonit veror, ky eshte viktima e pare e mbytur, ne liqenin e Ohrit per kete sezon.

D. Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›