Doktoraturat, qeveria miraton 1367 kuota pranimi Luljeta Ndoka
Te gjithe te pasdiplomuarit qe kane kryer studimet e ciklit te dyte master, mund te aplikojne per te thelluar studimet e tyre, me ane te studimeve te ciklit te trete, doktorature. Keshilli i Ministrave miratoi dje kuotat dhe tarifat per doktoraturat ne te gjitha institucionet publike te arsimit te larte. Behet fjale per 1367 kuota pranimi, per programet e studimeve te ciklit te trete te studimeve, te doktorates, per vitin akademik 2011 - 2012. Kuotat e pranimit per kandidatet nga brenda territorit te vendit, gjithsej 1203 dhe per kandidatet nga trojet jashte kufijve te vendit, gjithsej 164. Nderkaq, behet me dije se tarifa e shkollimit per programet e studimeve te ciklit te trete, te doktoratures, per cdo institucion publik te arsimit te larte, sipas pikes 1 te ketij vendimi, eshte 208,000 leke. Tarifa e shkollimit paguhet ne keste, te percaktuara nga institucioni publik i arsimit te larte. Efektet financiare, qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi, perballohen nga buxheti i secilit institucion publik te arsimit te larte, pa efekte buxhetore shtese. Rregullorja percakton edhe kushtet qe duhet te plotesojne kandidatet per doktorature. Gjate periudhes se studimeve te doktorates, perpara paraqitjes ne provimin e doktorates, studenti duhet te kete plotesuar kushtet e meposhtme: Te kete realizuar si autor i pare, se paku, tri referime ose paraqitje (poster) shkencore, nga te cilat dy referime ose paraqitje duhet te jene mbajtur ne veprimtari shkencore nderkombetare, ne nje vend te zhvilluar (simpozium, konference, kongres), te pranuara ne baze te nje vleresimi paraprak shkencor dhe te botuara ne "Proceedings", te indeksuara me kod ISBN-je. Kandidati duhet te kete botuar, si autor i pare, se paku tre artikuj shkencore ne revista shkencore; se paku, dy prej artikujve duhet te jene botuar ose pranuar per botim ne revista shkencore te njohura perendimore. Te kete pergatitur dhe paraqitur ne Keshillin e Profesoreve te fakultetit disertacionin se bashku me nje permbledhje, te miratuara nga udheheqesi shkencor; Struktura e disertacionit dhe e permbledhjes se tij, percaktohen ne rregulloren e studimeve te doktorates. Te kete dhene provimin e gjuhes angleze, mbi bazen e testeve te njohura nderkombetare. Gjuha e huaj eshte nje nga shtesat e detyrueshme per programin e doktoratures.
Master Shkencash, shtohen 300 kuota te reja pranimi
Shtohen rreth 300 kuota te reja pranimi per programin e studimit Master Shkencor dhe Master i Arteve te Bukura. Keshilli i Ministrave vendosi dje, ndryshimin e vendimit paraardhes, duke vendosur qe te perfitojne me shume studente te diplomuar nga keto programe studimesh. Keshtu, nga 6676 kuota qe ishin miratuar me pare, dje u miratuan 6966 kuota ne total. Nga keto, do te jene 100 kuota per programe te dyta studimi, 100 te tjera per trasnferimin e studimeve, 50 kuota per shtetas te huaj, si dhe nga 20 kuota per personat qe nuk shikojne dhe pakicat rome/ballkano-egjiptiane. Administrimi i ketyre kuotave per studentet ne trojet shqiptare jashte vendit tone, kryhet ne baze te marreveshjeve dypaleshe midis vendeve dhe akteve te Ministrise se Arsimit dhe Shkences te Republikes se Shqiperise. Tarifa totale paguhet e njejte, si ne rastet kur kohezgjatja normale e programit te studimit eshte 2 vjet akademike, ashtu edhe kur programi i studimit zgjat me shume, ne rastet kur ofrohet me kohe te pjesshme nga IAL Publike. Pagesa e tarifes behet me keste te percaktuara nga Institucioni i Arsimit te Larte.