E Diel, 1 Nëntor 2026

Sigurimet shendetesore, te vetepunesuarit do paguajne tarifa te reja Eglantina Nasi

Per te synuar nje sherbim shendetesor sa me cilesor ndaj qytetareve, parashikohet qe tarifat aktuale te cilat paguhen nga kategoria e te vetepunesuarve per sigurimin shendetesor, te pesojne nje rritje. Ky eshte edhe thelbi i projektit te posacem te hartuar nga ministria e Financave dhe qe parashikohet te aplikohet pas dates 1 janar 2014. I prezantuar dje para deputeteve te komisionit parlamentar te Ekonomise, ai ka gjetur ne fakt kundershtimin e deputeteve te opozites, sipas te cileve, e gjithe kjo nisme ka efekt vetem elektoral. Ka qene konkretisht deputeti socialist, Erjon Brace, i cili deklaroi se ndryshimet perkatese ne ligj po hartohen pikerisht ne kohe fushate. Por nje argument i tille prej tij, eshte hedhur poshte nga perfaqesuesja e Financave, Arjana Dyrmishi, sipas te ciles, te tilla ndryshime hyjne ne fuqi ne fillim te vitit 2014. "Kjo shtyrje ne kohe, behet per arsye te krijimit te infrastruktures se nevojshme per zbatimin e ketyre dispozitave, per dhenien e mundesise te shtimit te numrit te vetepunesuarve ne skeme, si edhe ne vazhdim te objektivave per te mbajtur taksa te uleta", mesohet te jete shprehur ajo lidhur me nje argument te tille. Duke shtuar me tej edhe argumentin se kjo rritje do ta garantoje kategorine e te vetepunesuarve qe te marre sherbimet e duhura shendetesore. Dhe se premtimi i te majteve per sherbim shendetesor falas, nuk qendron aspak. "Aktualisht, baza e llogaritjes e sigurimit shendetesor, eshte sa 7% e pages minimale. Pra, 7% e pages minimale qe eshte 18.295 leke, aktualisht, ky kontribut eshte 1.280 leke. Me ndryshimin qe eshte rritur nga 3.4% ne 7% norma e kontributeve vullnetare, dhe per kete arsye, rritja propozohet 45%", sqaroi me tej drejtoresha e politikave fiskale ne Ministrine e Financave, mbi detajet e projektit per sigurimet shendetesore. Rritje tarifash sipas saj, e cila ne fakt perkthehet ne me shume sherbime per qytetaret. Por gjithsesi, deputetet e majte nuk jane bindur nga ky argumentim, duke akuzuar se sherbimi shendetesor eshte i renduar. Nderkaq, nga ana e tyre, drejtuesit e Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, kane bere me dije se skema aktuale e sigurimeve nuk ka deficit. Sipas tyre, ndersa kjo skeme ne vitin 2005 kishte nje deficit prej 10 milione dollaresh, aktualisht ka nje financim prej 3.5 miliarde lekesh. Ne kete menyre, ata kane hedhur poshte pretendimet e deputeteve te opozites, se nje reforme e tille e synuar ne sigurimet shendetesore, ka lidhje pikerisht me shtimin e te ardhurave te munguara per kete institucion. Kujtojmw nderkaq, se me 22 mars te ketij viti hyri ne fuqi ligji per sigurimin e detyrueshem shendetesor. I cili percakton se gjithkush qe ka nje libreze shendetesore do te perfitoje ne spitale sherbime pa pagese, duke u ofruar keshtu nje mbulim te gjere popullates me kujdesin shendetesor. Ligji mbulon me ane te shpenzimeve shteterore te gjitha kategorite ne nevoje, si pensionistet, personat qe trajtohen me ndihme ekonomike, invalidet, nxenesit dhe studentet nen moshen 25 vjec etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›